Murati: Kriza energjetike është tek dera, Qeveria të reagojë me urgjencë

11.10.2021 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Murati: Kriza energjetike është tek dera, Qeveria të reagojë me urgjencë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka dhënë një vështrim lidhur me paralajmërimin për krizën energjetike, që tashmë e ka goditur një pjesë të botës. Ai ka theksuar ndërhyrjen që thotë se duhet ta bëjë urgjentisht Qeveria e Kosovës, ndërsa ka kujtuar se qeveria e Shqipërisë ka shpallur emergjencën kombëtare.

Murati shkruan se thëngjilli, që është burimi prej të cilit varet energjia e Kosovës, nuk garanton siguri gjatë sezonit të dimrit.

Kriza energjetike po duket që po na troket në derë, e njëkohësisht me të rritja e çmimeve apo edhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Evropa, por edhe shtete si Kina e India janë në alarm. Qeveritë e vendeve të ndryshme kanë filluar të marrin masat për të zbutur pasojat në dimrin që po hyjmë. Ka nga ata që po luten që dimri të jetë i butë. Qeveria shqiptare ka shpallur emergjencën kombëtare dhe ka përcaktuar masat që do të marrë për të mbrojtur konsumatorët, sidomos ata më të varfrit si dhe bizneset e vogla. Kosova, është në një bllok energjetik me Shqipërinë, por që për dallim prej saj, varet kryesisht nga një burim energjetik, thëngjilli, e që për sezonin e dimrit nuk garanton siguri”, ka shkruar Murati.

Duke paralajmëruar Qeverinë e Kosovës për mungesën e energjisë në tregun në të cilin Kosova është konsumatore, Murati sheh se mungesa e energjisë në këtë treg nuk po e alarmon sa duhet Qeverinë. Ai ka kërkuar reagim urgjent.

Kosova zakonisht blen energji elektrike gjatë dimrit, dhe kjo mund të na e vështirësojë jetën kësaj radhe për shkak të mungesës së energjisë në treg dhe çmimeve me të cilën duhet blerë ajo. Sidoqoftë, disi nuk po duket që qeveria jonë dhe institucionet përkatëse janë alarmuar nga kjo gjende. Është momenti që qeveria e Kosovës së bashku me institucionet përkatëse, përfshirë Kuvendin e Kosovës të reagojë me urgjencë, qoftë edhe të shpallë gjendjen e emergjencës, në mënyrë që të tejkalojë në këtë situatë kufizimet që parashohin ligjet ekzistuese. Gjithashtu për shkak edhe të komplementaritetit duhet të bashkëpunohet me shtetin shqiptar që të koordinohen politikat në përballimin e situatës”, ka shkruar kryetari i LB-së.

Ai e ka shtruar edhe çështjen e mosinfomimit të qytetarëve lidhur me krizën që pashmangshëm pritet ta prekë edhe Kosovën.

“Së paku të gjithë ne e meritojmë të dimë se si e kemi gjendjen, çfarë masash po merren, dhe cila do të jetë barra jonë si qytetarë dhe cila barra e bizneseve. Andaj është koha që qeveria të paralajmërojë, të reagojë dhe mbi të gjitha të veprojë. Ndërsa ne si qytetarë, të gjithë pa dallim, mund të ndihmojmë duke mos shpenzuar vend e pavend”, ka shkruar Murati.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mutacioni i ri i COVID-19, reagon Von der Leyen: Bota është në një garë me kohën

Mutacioni i ri i COVID-19, reagon Von der Leyen: Bota është në një garë me kohën

Po e çon Bosnjën drejt konfliktit, Dodiku sfidon Perëndimin: Kam përkrahjen e Rusisë dhe Kinës

Po e çon Bosnjën drejt konfliktit, Dodiku sfidon Perëndimin: Kam përkrahjen e Rusisë dhe Kinës

Këto janë rregullat që duhet të ndiqni për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash

Këto janë rregullat që duhet të ndiqni për të rivotuar përmes postës për zgjedhjet në Dragash

Vuçiq: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën

Vuçiq: Kjo gjë më bindi që nuk duhet ta njohim Kosovën

Arrestohet hajni që vodhi 70 euro në një lokal në Vushtrri

Arrestohet hajni që vodhi 70 euro në një lokal në Vushtrri

Presidentja Osmani takohet me homologun slloven Borut Pahor

Presidentja Osmani takohet me homologun slloven Borut Pahor

Ndryshimet klimatike ulin prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut  

Ndryshimet klimatike ulin prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut  

“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi i motrës së 33 vjeçarit që vdiq në Rugovë

“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi i motrës së 33 vjeçarit që vdiq në Rugovë

Rastet e reja me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19

Varrosen dy nxënësit në Gllogjan të Deçanit, qindra njerëz ua japin lamtumirën e fundit

Varrosen dy nxënësit në Gllogjan të Deçanit, qindra njerëz ua japin lamtumirën e fundit

Deputetja e Zelandës së Re shkon me biçikletë në spital për të lindur fëmijën

Deputetja e Zelandës së Re shkon me biçikletë në spital për të lindur fëmijën

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatoret e varret e figurave historike

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatoret e varret e figurave historike

Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës rikthehen në fushë për lojën miqësore për Ditën e Pavarësisë

Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës rikthehen në fushë për lojën miqësore për Ditën e Pavarësisë

Krimi në Gllogjan, maturantëve ju jepet sot lamtumira e fundit

Krimi në Gllogjan, maturantëve ju jepet sot lamtumira e fundit

Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, porosia që ia dha i riu babait para se të vritej

Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, porosia që ia dha i riu babait para se të vritej