Murati i krahason masat e djeshme të qeverisë me ato të Gjermanisë

E publikuar: 04/09/2022 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe kryeministri Albin Kurti, të shtunën, kanë prezantuar pakon e re të masave për përballej me inflacionin, në kuadër të vazhdimit të pakos së ringjalljes ekonomike.

Murati këtë pako e krahasoi me pakon e sotme të prezantuar nga qeveria gjermane.

“Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2 për qind të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake. Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8 për qind të GDP”, ka shkruar Murati në facebook.

Më poshtë e gjeni krahasimin e bërë nga Murati për këto pako.

Për pensionerët:

Gjermania: 300 euro pagesë e njëhershme

Kosova: 3×100 euro (nentor ’21, prill ’22, tetor ’22)

Për studentët:

Gjermania: 200 euro pagesë e njëhershme

Kosova: 2×100 euro (prill ’22, nëntor ’22)

Për punëtorët e sektorit publik:

Gjermania: 300 euro bruto pagesë e njëhershme

Kosova: 300 euro për 2022 (100 euro në prill ‘22, plus 50 euro/muaj nga shtatori ‘22)

Për punëtorët e sektorit privat:

Gjermania: 300 euro bruto pagesë e njëhershme

Kosova: 100 euro në prill ‘22, plus 3 muaj subvencionim 50% i rritjes së pagës.

Për fëmijët:

Gjermania: Rritje e shtesave ekzistuese

Kosova: Nisje e pagesës së shtesave për herë të parë.