Murati del me sqarim: Etem Arifi s’ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti

02.12.2020 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Murati del me sqarim: Etem Arifi s’ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti

Deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, nuk ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Kjo është bërë e ditur nga Hekuran Murati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një postim në Facebook, pasi Kushtetuesja ka mbajtur seancë dëgjimore rreth kushtetueshmërisë së votës së deputetit Arifi për formimin e Qeverisë Hoti.

“Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votuar Qeveria Kurti. Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron”, ka shkruar deputeti Murati.

Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti, pas shkarkimit të Qeverisë së Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.

E për këtë të fundit, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jo-valide për faktin se ai është dënuar me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, Arifi mori pjesë në dy seanca të Kuvendit, më 25 mars, duke votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ndërsa në seancën e 3 qershorit vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, parti kjo që ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen për 50 ditë.

Ndryshe, Kushtetuesja sot ka bërë të ditur se vendimi për votën e deputeti Etem Arifi në lidhje me zgjedhjen e qeverisë do të merret ditëve në vijim.

“Palët argumentet e ngritura mundet t’i dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës deri në datën 7 dhjetor, që i bie e hëna e ardhshme”, tha ajo.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Unë kam një  ëndërr! Ne kemi një ëndërr!

Unë kam një ëndërr! Ne kemi një ëndërr!

Sondazhi nga Pyper: 39% e qytetarëve nuk i duan në lista zgjedhore deputetët e legjislaturës së fundit

Sondazhi nga Pyper: 39% e qytetarëve nuk i duan në lista zgjedhore deputetët e legjislaturës së fundit

Shteti i ndëshkoj me 2.5 milionë euro gastronomët e i ndanë tre milionë për t’i ndihmuar

Shteti i ndëshkoj me 2.5 milionë euro gastronomët e i ndanë tre milionë për t’i ndihmuar

Sondazhi i PIPOS nxjerrë Vjosa Osmanin si më të votuarën për presidente

Sondazhi i PIPOS nxjerrë Vjosa Osmanin si më të votuarën për presidente

Daut Haradinaj prezanton kandidatin Agron Bacaj

Daut Haradinaj prezanton kandidatin Agron Bacaj

Joe Biden vendos pro-kosovarët në top pozitat diplomatike

Joe Biden vendos pro-kosovarët në top pozitat diplomatike

Video që po trazon Greqinë/ Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë në rresht, thërrasin emrin e moderatorit shqiptar

Video që po trazon Greqinë/ Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë në rresht, thërrasin emrin e moderatorit shqiptar

Gastronomët sërish kundër masave të reja: Janë në kundërshtim me kërkesat tona

Gastronomët sërish kundër masave të reja: Janë në kundërshtim me kërkesat tona

Këta janë kandidatët e VV-së për deputetë nga Gjilani

Këta janë kandidatët e VV-së për deputetë nga Gjilani

Donika Kadaj-Bujupi nuk kandidon për deputete

Donika Kadaj-Bujupi nuk kandidon për deputete

Flet familjari që ishte bashkë me Syleviqin në momentin e vdekjes

Flet familjari që ishte bashkë me Syleviqin në momentin e vdekjes

LDK-ja afër finalizimit të listës së kandidatëve për deputetë, këta janë të propozuarit

LDK-ja afër finalizimit të listës së kandidatëve për deputetë, këta janë të propozuarit

Si u gjet i vdekur Fadil Syleviqi, Policia jep detaje

Si u gjet i vdekur Fadil Syleviqi, Policia jep detaje

Hoti: Të ftosh votuesit e LDK-së që të votojnë VV-në është tradhti e madhe

Hoti: Të ftosh votuesit e LDK-së që të votojnë VV-në është tradhti e madhe

Për shkak të masave të reja, trafiku urban del me njoftim të ri

Për shkak të masave të reja, trafiku urban del me njoftim të ri

Maqedonia e V. pa kapacitete për vetting në gjyqësor

Maqedonia e V. pa kapacitete për vetting në gjyqësor