Muharremaj: Për balotazh bëjmë marrëveshje me qytetarin jo me parti

E publikuar: 30/10/2017 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin në raundin e partë të zgjedhjeve, ani pse ai dhe partia që i përket kanë dalë të parët me 39 për qind.

“Nuk jemi të kënaqur, kemi pritur rezultat më të lartë”.

“Qytetarët e Therandës po duan ndryshimin dhe këtë e vërtetuan më 22 tetor po ndryshimi i vërtetë do të vjen më 19 nëntor”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Muharremaj ka thënë se nuk do të bëjnë ndonjë koalicion me ndonjërën prej partive në këtë komunë për raundin e dytë.

“Do bëjë marrëveshje me qytetarët e komunës dhe jo me parti politike”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka folur për qeverisjen e dikurshme të AAK-së në Suharekë.

“Në mandatin e AAK-së 2009-2013, kemi arrit për katër vjet të bëjmë çka ka arrit kryetari aktual i komunës për 11 vjet”, ka pohuar ai në Magazina Lokale.

Uji dhe kanalizimi:

“Në mandatin tonë 90% e fshatrave do të kenë ujë të pijshëm”.

“Sa i përket kanalizimit është duke u punuar por ka mbet punë edhe më e madhe për tu kryer”.

Ai ka thënë se në njërin prej fshatrave planifikon që të ndërtojë një kolektor të ujërave të zeza.

“Ka nevojë edhe më tutje që të instalohet kanalizimi nëpër fshatra”.

Kurse për ujin ka thënë se në afatin katër vjeçar do të zgjidhet 90 për qind problemi ujit.

“Do të fillojmë më shpuarje të reja dhe me një liqe artificial në Bjeshkët e Mushtishtit”.

“Kurse në mandatin tonë asnjë fshat nuk do të mbetet pa kanalizim”, ka pohuar ai.

Arsimi dhe kultura

Muharremaj ka thënë se në kohët e fundit arsimi është degraduar në Suharekë.

“Nuk ka pas cilësi, siguri dhe pastërti nëpër shkolla”.

“Por në mandatin e ardhshëm arsimi do të jetë cilësorë, do t’i kthejmë kabinetet dhe laboratorët.
Njashtu do të kem kriter për pranimin e arsimtarëve dhe drejtorëve dhe politika do të jetë larg shkollave”.

“Do të ketë siguri brenda dhe jashtë shkollave. Nuk do të lejojmë dukuri negative brenda oborreve të shkollave”.

“Do të fillojmë edhe më ndërtimin për çerdhe për herë të parë. Do të kemi dy çerdhe në qytet dhe dy nëpër fshatra”.

“Sa i përket kulturës do të ketë një fond të veçantë për t’i stimuluar të rinjtë”, ka thënë Muharremaj ndër të tjera