MPJ: Stacioni hapësinor i Kinës mirëpret astronautët e huaj

E publikuar: 18/04/2022 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi qëndrimin e Kinës për bashkëpunimin hapësinor ndërkombëtar, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha në një konferencë shtypi të rregullt të hënën se bashkëpunimi ndërkombëtar është prirja e zhvillimit hapësinor dhe stacioni hapësinor i Kinës mirëpret vizitat e astronautëve të huaj.

Wang u shpreh se programi i fluturimeve kozmike me astronautë i Kinës ka zbatuar gjithmonë parimet e shfrytëzimit paqësor, të barabartë e me përfitime të ndërsjella dhe të zhvillimit të përbashkët.

“Në histori, stacioni hapësinor i Kinës është i pari që hapet ndaj vendeve anëtare të OKB-së. Deri tani 9 projekte nga 23 ekipe të 17 vendeve janë përfshirë në grupin e parë të eksperimenteve shkencore të stacionit hapësinor të Kinës. Simonetta Di Pippo, drejtorja e Zyrës së OKB-së për Çështjet Hapësinore, u shpreh se hapja e stacionit hapësinor të Kinës është një pjesë e rëndësishme e nismës së OKB-së për hapësirë të përbashkët dhe përbën një ‘shembull të shkëlqyer’.”

Wang Wenbin tha gjithashtu se tani Kina po organizon grupin e parë të projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar midis stacionit hapësinor dhe Zyrës së OKB-së për Çështjet e Hapësirës dhe parashikohet se do të fillojnë studimet eksperimentale në fundin e këtij viti.

“Pala kineze është e gatshme që, bashkë me vendet që dëshirojnë ta shfrytëzojnë në mënyrë paqësore hapësirën ajrore, të zhvillojë bashkëpunim e shkëmbime ndërkombëtare. Stacioni hapësinor i Kinës mirëpret astronautët e huaj ta vizitojnë për të gjetur të fshehtat e universit dhe për të nxitur krijmin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit,” u shpreh zëdhënësi Wang Wenbin.