MPB: I kemi arrestuar 36 persona që nuk e kanë respektuar orën policore

E publikuar: 16/04/2020 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjithsej 56 persona nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, prej të cilëve një ka qenë mbi moshën 67 vjeçare, ndërsa 2 nën moshën 18 vjeçare.

Policia gjatë 24 orëve të kaluara ka arrestuar 36 persona, ndërsa ndaj tjerëve do të përgatitet procedurë tjetër për veprim.

MPB 307 personave ju ka dhënë vendim për izolim, ndërsa 188 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.