Mourinho shpenzon 140 milionë euro për tre lojtarë të Tottenhamit

E publikuar: 19/05/2017 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho dëshironte kthej Manchester Unitedin në krye të futbollit anglez dhe evropian
Skuadra e Manchester Unitedit tashmë ka shuar gjasat për ndonjë pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Por, këtë mund ta arrijë përmes Europa League, nëse mposht Ajaxin në finalen e Stokholmit.

Për t’u përgatitur për edicionin tjetër në Premierligë dhe garat evropaine, Mourinho mendon se duhet përforcuar skuadrën e tij.

Sipas mediave angleze, Mourinho dëshiron në United tre yjet e Tottenhamit, Danny Rose, Eric Dier dhe Kyle Walker.

Të tre këta futbollistë dëshirojnë të largohen nga Tottenham, por Unitedit pritet t’i kushtojnë 140 milionë euro.

Më listën e Mourinhos po ashtu janë edhe emrat tjerë si James Rodriguez i Real Madrid dhe Radja Nainggolan i Roas. /Express/