Moska: Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE është një turp për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

E publikuar: 19/04/2024 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova nuk është e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, dhe vota për ta ftuar Kosovën për anëtarësim është “turp” për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse, transmeton Sputnik.

“Votimi në mbështetje të Kosovës është turp për PSSE-në, e cila ka konfirmuar përkushtimin e saj për zhvlerësimin e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërshtetërore në Evropë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova në një koment publikuar në faqen e Ministrisë.

“Në të njëjtën kohë nuk ka pasur unanimitet mes deputetëve. Mendimet janë ndarë edhe në delegacionet e atyre vendeve që dikur e kanë njohur ‘pavarësinë’ e Kosovës. Kjo tregon se në kontinent ka ende forca të shëndosha të afta për t’u bërë ballë të pamaturve, përkrahës të ‘projektit të Kosovës’ dhe politikës së tyre joparimore”, përfundon komenti.

PSSE miratoi më parë rekomandimin për të ftuar Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Votimi u zhvillua në mbledhjen plenare në Strasburg, miratimi u miratua me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Vendimi përfundimtar për anëtarësimin i mbetet Komitetit të Ministrave të PSSE.