Bota & Rajoni

Moska përpiqet të thyejë unitetin e BE-së

04.06.2016 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Moska përpiqet të thyejë unitetin e BE-së

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka premtuar se do të zgjerojë investimet ruse në Greqi dhe ka kërkuar mbështetjen e Athinës për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës.

“Greqia mund t’i ndikojë marrëdhëniet (e Rusisë) me BE-në”, ka thënë Putin gjatë një vizite në Athinë, muajin e kaluar.

Ai ka marrë përgjigjen që ka dashur nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, i cili ka thënë se “të gjithë e pranojnë se nuk mund të ekzistojë e ardhme për kontinentin evropian nëse BE dhe Rusia janë në mosmarrëveshje”.

Ky shkëmbim fjalësh është bërë disa javë përpara një samiti të BE-së, ku liderët do të diskutojnë për zgjatjen ose jo të sanksioneve kundër Moskës. Masat ndëshkuese janë ndërmarrë qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Diplomatët në Bruksel i kanë thënë privatisht Radios Evropa e Lirë se BE do t’i miratojë sanksionet shumë shpejt, në mënyrë që ndjekësit e samitit të kenë më shumë kohë për të diskutuar daljen e mundshme të Britanisë nga BE-ja.

Moska, në anën tjetër, bën përpjekje të ndikojë vende të caktuara të BE-së, me shpresë se do të minojë unitetin e bllokut. Sanksionet duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj, me miratimin unanim të 28 vendeve anëtare të BE-së.

Një ditë para Putinit në Athinë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka qëndruar në Budapest. Pasi Lavrov ka premtuar se do të rrisë tregtinë me Hungarinë, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë se Budapesti do të kërkojë më shumë debat për sanksionet në të ardhmen.

“Jemi kundër përdorimit të procedurës automatike, duam më shumë bisedime në nivel të lartë politik”, ka thënë ai.

Me këtë strategji, Moska përpiqet të bindë evropianët se nga sanksionet, që po hyjnë në vitin e tretë, nuk vuan vetëm Rusia.

Për Rusinë, sanksionet, së bashku me çmimet e ulëta të naftës, kanë bërë që bruto prodhimi i brendshëm të bie për 3.7 për qind në vitin 2015. Banka Botërore ka parashikuar rënie të mëtejme, për 1.9 përqind, këtë vit.

Bashkimi Evropian, sikurse Shtetet e Bashkuara, u kanë ndërprerë ndërmarrjeve shtetërore ruse qasjen në tregjet financiare perëndimore.

Por, BE-ja është goditur po ashtu nga tkurrja e biznesit me Rusinë, partnerin e tretë më të madh tregtar. Një studim i kryer nga Instituti i Austrisë për Kërkime Ekonomike në vitin 2015 ka vlerësuar se ekonomia e Evropës është e prirë për të humbur rreth 100 miliardë euro, për shkak të sanksioneve ruse, dhe rrezikon rreth dy milionë vende pune. Rusia ia ka shtuar dhimbjen BE-së duke ndaluar importin nga blloku.

Disa vende, përfshirë Greqinë, Hungarinë, Italinë, Qipron dhe Sllovakinë, janë ankuar për dhimbjen ekonomike. Por, deri më tash, asnjë nga murmuritjet nuk është shndërruar në revoltë të hapur.

“Ka pak gjasa që një ose dy vende t’i vënë veto zgjatjes së sanksioneve, sepse do të izolonin veten e tyre brenda BE-së dhe do të përballeshin me shumë presion nga shtetet e tjera anëtare të BE-së”, thotë Paul Ivan, nga Qendra për Politika Evropiane në Bruksel.

Greqia, për shembull, është shumë e varur nga Gjermania dhe Franca, që janë dy kreditoret e saj kryesore. Dhe, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është tashmë shënjestër e kritikave të Brukselit, për shkak të veprimeve të njëanshme të tij në kulmin e krizës më migrantë në Evropë, vitin e kaluar.

Disa analistë thonë se debati për sanksione mund të rritet, por politika e BE-së nuk do të ndryshojë derisa Moska nuk ndërmerr hapa për të zbatuar Marrëveshjen e Minskut për paqe në lindje të Ukrainës, transmeton rel.

“Nëse një vend i BE-së del me deklaratën se do të bllokojë konsensusin për zgjatjen e sanksioneve, ai duhet të ketë argumente të fuqishme. Pyetja e menjëhershme do të jetë: çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim, a ka pasur ndonjë nismë që tregon se Moska do të ndryshojë kursin”, thotë Kalev Stoicescu, nga Qendra Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri në Talin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Trump tha se ka përfunduar lufta, Irani sulmon me dronë anijet në Ngushticën e Hormuzit

Trump tha se ka përfunduar lufta, Irani sulmon me dronë anijet në Ngushticën e Hormuzit

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

“Nuk ka heqje sanksionesh pa marrëveshje për uraniumin”, Rubio para Kongresit amerikan: Nuk është fare në diskutim

“Nuk ka heqje sanksionesh pa marrëveshje për uraniumin”, Rubio para Kongresit amerikan: Nuk është fare në diskutim

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare