Monika Kryemadhi: Marrëdhënia me Ilir Metën është thyer

E publikuar: 18/04/2024 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëdhënia e saj me bashkëshortin Ilir Meta është thyer dhe se shkaku për këtë thyerje nuk janë djegiet e mandateve në vitin 2019.

“Marrëdhënia ime politike me Ilir Metën është thyer. Sa i përket qëndrimeve të Metës, unë po flas sa i përket anës time. Ajo që dua unë të theksoj është që sot edhe në krah të Metës ke kolegët e mi që kemi ndarë të gjithë bashkë aksionin tonë opozitar. Kemi qenë bashkë në çdo betejë politike, kemi ndarë mendime, ajo që dua të theksoj se një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë krah Metës. Çështja e thyerjes, e djegies së mandateve nuk është thjesht kjo, është një çështje justifikim. Ka një sjellje të ndryshme. Jo nuk ka qenë e tensionuar mbledhja e kryesisë. Monika nuk bën debat duke thënë shefi-shefi. Debati ka filluar me paçavuren me denoncimin që ka firmosur Meta sa i përket serverëve.” – tha Kryemadhi.