Momenti kur gazetarja alivanoset gjatë arrestimit të deputetëve të VV-së (Video)

E publikuar: 24/11/2017 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja Valdete Berisha është lënduar si pasojë e sprejit lotsjellës të hedhur nga policia e Kosovës gjatë arrestimit të deputetëve të VV-së.

Ajo është alivanosur nga sasia e sprejit që ishte hedhur, përderisa ka ardhur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë.

Gazetarja e portalit arbresh.info ka kërkuar trajtim mjekësor, dhe përveç problemeve nga spreji nuk ka lëndim trupor, raporton lajmi.net.

Në një video të siguruar nga lajmi.net shihet gazetarja në fjalë e alivanosur në tokë.

Ndiqeni videon.