Momenti i tmerrshëm kur një grua shtypet mes dy makinave (Video)

E publikuar: 12/08/2019 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua ka mbetur e shtypur mes dy makinave në një përplasje të tmerrshme që ka ndodhur rrugëve të Londrës. Ajo ishte duke debatuar me njërin nga shoferët e makinës për shkak të një gabimi që e kishte bërë shoferi.

Pamjet tregojnë momentin kur ajo mbetet mes dy makinave ndërkohë që një njeri po tentonte që ta ndihmonte, e që besohet se është shofer taksie.

Në momentin që largohet njëra nga makinat, shihet se gruaja nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe rrëzohet në tokë. Njerëzit rreth saj vrapojnë që ta ndihmojnë.

Gruaja është rreth të 40’tave, ndërsa makina e cila e goditur është e tipit Range Rover. Gruaja më pas u dërgua në spital ndërsa ende nuk dihet se cilat janë pasojat e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.