Ministrja serbe bën thirrje të arrihet marrëveshje me Kosovën

E publikuar: 09/06/2019 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Infrastrukturës në Serbi, Zorana Mihajloviq ka thënë se nuk duhet harruar të kaluarën, por për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje me Kosovën.

Mihajloviq ka theksuar se një zgjidhje kompromisi, mund ta siguronte paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, përcjell lajmi.net.

“Ky përvjetor duhet të na kujtoj gjithçka që ndodhi gjatë agresionit të NATO-s kundër Serbisë dhe gjithçka që i parapriu atij, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës e deri më sot në lidhje me Kosovën. Mirëpo, zhvillimi i Serbisë është i rëndësishëm, po ashtu paqja dhe stabiliteti, e për këtë na duhet një marrëveshje kompromisi”, ka deklaruar ajo.

Mihajloviq ka shtuar se nuk duhet të merren hapa të cilat do ta kthejnë Serbinë mbrapa ekonomikisht dhe politikisht.

Sipas saj, është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë taksën dhe të kthehet në dialog.