Ministria e Shëndetësisë lanson çertifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

E publikuar: 22/09/2021 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19, se mund të shkarkojnë çertifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma online eKosova.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se për ta shkarkuar çertifikatën elektronike, qytetarët duhet të ndjekin procedurën pothuaj të ngjashme sikurse të caktimit të terminit për vaksinë, duke iu qasur llogarisë në platformën eKosova.

Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.