Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e SHBA-ve zotin Greg Delavie

03.09.2015 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e SHBA-ve zotin Greg Delavie

Sot ministri i FSK-së zoti Haki Demolli priti ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie. Ministri Demolli  pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me zhvillimet e reja në MFSK, me theks të veçantë, zhvillimet në procesin e transformimit të FSK-së, përgatitjet që janë bërë deri më tani dhe procedurat nëpër  të cilat duhet të kalojë ky proces, gjegjësisht sfidat me të cilat do të ballafaqohet. Po ashtu ministri Demolli  foli edhe për shkallën dhe dinamikën e  bashkëpunimit  në mes të MFSK-së përkatësisht FSK-së me ushtrinë e SHBA-ve, donacionet e shumta që janë dhënë nga SHBA-të, trajnimet e ndryshme duke theksuar  partneritetin e shkëlqyeshëm që ekziston në bashkëpunim mes Gardës Kombëtare të IOWA-së dhe FSK-së. Ministri Demolli shprehi bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Delawie ky bashkëpunim do zgjerohet dhe thellohet edhe më tutje.

Nga ana e tij ambasadori Delawie shprehi kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes  departamentit të Mbrojtjes dhe MFSK-së ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së, duke vlerësuar arritjet e FSK-së dhe punën e mirë që është bërë deri më tash në fushat përkatëse duke treguar një kujdese të posaçëm integrimit të minoriteteve. Me këtë rast ambasadori Delawie  u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori Delawie theksoi se siguria rajonale është njëra nga prioritetet dhe lavdëroi përkushtimin e FSK-së për të stërvitur me ushtrinë amerikane dhe aleatët tjerë, brenda mandatit që mbanë.

Në takim morën pjesë Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Shefi i kabinetit të ministrit Xhevdet Halili,  Michel Polyak shef i Politikave Ushtarake në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë dhe Anthony Butts Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini