Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.
Gjatë kësaj vizite të ministrit Hasani, temë diskutimi ka qenë edhe koordinimi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.