Ministri Gashi priti në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe

E publikuar: 12/06/2018 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka pritur në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, znj. Kimberly Riffe, të shoqëruar me stafin e lartë të ICITAP në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Ministri Gashi falënderoi znj. Riffe për mbështetjen e ofruar dhe mirëpret angazhimin e tyre te mëtutjeshëm.

Në anën tjetër znj. Riffe konfirmoi gatishmërinë e ICITAP-it për ndihmë të mëtutjeshme në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve.

Te dy palët u pajtuan të vazhdojnë me takime të rregullta./Infosot/