Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit, merakli të tregtisë me rrymë, pas 4 vitesh pushtet kanë më shumë pare e banesa

E publikuar: 30/05/2025 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit janë merakli të tregtisë me rrymë elektrike.

Miftaraj në një status në profilin e tij përmend edhe faktin se si pas ardhjes në pushtet i kanë hyrë biznesit me energji elektrike.

Ai thotë se atyre iu është rritur edhe numri i banesave që kanë në pronësi, krahas me rritjen e kursimeve dhe financave personale.

Miftaraj thotë se Qeveria Kurti nga kërkesa për shtet të së drejtës, ka kaluar në shtet të këshilltarëve dhe klientelizmit.

Postimi i plotë:

Interesant se si disa keshilltare te Albin Kurtit jane marakli te tregtise me rryme elektrike.

Interesant se biznesit te tregtise me rryme elektrike i kane hyre vetem pasi qe partia e tyre ka ardh ne pushtet.

Interesant se si per kater ose pese vite pushtet, numri i banesave se tyre eshte rritur krahas edhe rritjes se kursimeve dhe financave personale.

Nga kerkesa per shtet te se drejtes, ne shtet te keshilltareve dhe klientelizmit.

Era shtet i kapur!