Mësimdhënësit në përkrahje të ndryshimit të 17 tetorit!

E publikuar: 19/09/2021 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot takuam ata të cilët, pas familjes, kanë rolin më të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj. U njoftuam me problemet e mëdha që kanë. Shumë shkolla nuk kanë as ujë të pijshëm. Mungesa e laboratoreve, e bibliotekave elektronike, digjitalizimit që do të krijonte mundësi më të lehta dhe më atraktive si për mësimdhënie, ashtu edhe për mësimnxënie, ishin vetëm disa nga shqetësimet tjera të tyre.

Kryetari ardhshëm Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Valdrin Bajrami, Ardhmërie Jakupi Musliu, Anila Tusha Kastrati, Arsim Murati, Selvete Sylejmani e Ismajl Kurteshi, u zotuan se arsimi duhet dhe do të jetë prioritet i qeverisë së re, qeveri e cila do të udhëhiqet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Krahas garantimit për zgjidhjen e problemeve të lartëcekura, qeverisja e re, e mirë dhe e drejtë, garanton transparencë të plotë e punësime meritokratike, ngrohje me sisteme alternative, të cilat kanë kosto më të ulët dhe ofrojnë siguri në aspektin shëndetësor. Arsimi dual do jetë risi e alternativës tonë, iniciativë e cila krijon mundësi për punë praktike të nxënësve të shkollave profesionale.

Bashkë fitojmë, bashkë qeverisim!