Merkel nuk dorëzohet: Dua Socialdemokratët në qeveri! Përçahet AFD-ja

E publikuar: 26/09/2017 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja Angela Merkel nuk dorëzohet dhe kërkon sërish koalicion me socialdemokratët e rivalit Martin Schulz, që edhe sot ka bërë të ditur se nuk është i interesuar për koalicion qeverisës pasi dëshiron të rrijë në opozitë.

“E mora mesazhin, por ne do të kërkojmë sërish takim me SPD-në”, tha Merkel në konferencën e shtypit ku bëri të ditur se takimet për qeverinë e re do të bëhen me të gjitha partitë përveç ekstremistëve të djathtë.

Ndërkaq, si kreun e grupit parlamentar të socialdemokratëve, Martin Schulz ka propozuar ministren aktuale të Punës, Andrea Nahles.

Schulz, duke folur në Ëili Brand Hause, tha se “objetivi ynë është të krijojmë një opozitë të fortë për të mbrojtur demokracinë kundër atyre që e vënë në dyshim”.

Por Merkel synon një qeveri stabël. “Është e rëndësishme që Gjermania të ketë një qeveri të qëndrueshme. Kam shënuar fjalët e SPD por unë këtu flas për interesat e vendit. Dhe këtu flas edhe pasi kam marrë mendimin e Presidentit të Republikës.”

Merkel madje shprehet optimiste mbi perspektivën për të formuar një koalicion.

“Po zhvillohen takime edhe tani. Nuk dua të jap detaje para kohe por them që do të kenë sukses.”

Sipas Merkelit, CDU kanë humbur 1 milion vota që i ka marrë e djathta AFD dhe shtoi se do t’i fitojë këto vota nëpërmjet “një politike të mirë dhe jo politikë kundër”.

Ndërkaq, ajo tha se nuk do të bëjë asnjë hap prapa nga Europa. “Do të vazhdojmë një politikë europeiste. Europa do të jetë temë qëndrore e bisedimeve për koalicionin e ri.”

Ndërkaq, në lidhje me pyetjen në lidhje me rritjen e AFD-së që u bë partia e tretë dhe që mund të ndikojë në politikën e qeverisë, Merkel ishte shumë e qartë: “Nuk do të ndryshoj asnjë milimetër.

Natyrisht që programi do të hartohet së bashku me partnerët e koalicionit, por AFD nuk do të ndikojë fare”.

Si pasojë e këtij qëndrimit të Merkelit, Aternativa për Gjermaninë, e djathta populiste, tashmë forca e tretë politike nuk ka kohë për të festuar pasi përçahet në dysh.

Frauke Petry, një nga lideret historike të AFD-së, nuk do të bashkohet në grupin parlamentar në Bundestag.

Petry, e cila ka fituar një vend si përfaqësuese e Saksonisë, pra pjesës Lindore të Gjermanisë, përfaqëson pjesën më të moderuar të partisë.

Prej muajsh ajo ka qenë në luftë me pjesën radikale të saj.

“Ka shumë divergjenca në AFD dhe ne nuk duhet të mbyllemi në një varr siç kemi bërë javët e fundit, duke vepruar si një parti anarkistësh. Siç ishte gjendja e elektoratit mund të arrinim fare kollaj 20%, nëse nuk do të frikësonim njerëzit”, tha ajo. /tesheshi.com/