Ekonomi

Mërgimtarët shpenzojnë deri në 4 mijë euro për pushime në Kosovë

26.07.2016 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mërgimtarët shpenzojnë deri në 4 mijë euro për pushime në Kosovë

Sikurse çdo vit, shumë mërgimtarë nga Kosova që jetojnë në vende të ndryshme të botës, kanë ardhur për pushime në vendlindje. Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi financiar në të gjithë operatorët ekonomik është rritur. Për këtë arsye, shumica e dyqaneve, qoftë në sektorin e shërbimeve, por edhe dyqane tjera, kanë zgjatur orarin e tyre të punës deri në mesnatë, duke shtuar në këtë mënyrë edhe numrin e punëtorëve.

Në rrugë, ndërkaq, qarkullojnë vetura të shtrenjta me regjistrime nga shtete të ndryshme të botës.

Disa nga mërgimtarët tregojnë se gjatë gjithë vitit kursejnë para, në mënyrë që të shpenzojnë për pushimet në Kosovë. Për një muaj pushim, disa nga ta thonë se shpenzojnë deri në katër mijë euro.

Lutfi Thaçi nga Komuna e Vushtrrisë, prej më shumë se 3o vitesh jeton dhe punon në Gjermani. Ai tregon shumën e parave që, për një muaj pushim, e shpenzon në Kosovë.

“Unë 11 muaj punoj për një pushim një mujor. Ato mjete që i kursej për 11 muaj i shpenzoj për një muaj. Për pushimet familjare, por edhe të ndihmuar familjen në Kosovë. Për një muaj shpenzoj 3ooo – 4000 euro”, ka thënë Thaçi.

Por, Ardita Hajdari, e cila që 20 vite jeton në Suedi, thotë se me padurim i pret pushimet për t’i kaluar në Kosovë. Ajo nuk tregon ndonjë vlerë konkrete të parave që shpenzon, por thotë se harxhon shumë dhe se pjesën më të madhe e lë në lokale.

“Unë rregullisht punoj, kurse vetëm një muaj më takon pushim. Pushimin e kaloj në Kosovë, pra dal shumë dhe shpenzoj shumë, nëpër lokale të ndryshme. Këtu ka shumë atmosferë, shumë të rinj, kënaqem. Edhe çmimet janë të përballueshme, nuk janë shumë të larta”, thotë Ardita.

Edhe pronarë të dyqaneve të ndryshme në Prishtinë pohojnë se gjatë muajve të verës rritet dukshëm qarkullimi ditor. Besa, e cila punon në një dyqan shërbyes në qendër të kryeqytetit, tregon se me ardhjen e mërgimtareve rritet shitja. Ajo madje tregon se gjatë kësaj periudhe punojnë më orar të zgjatur dhe me numër më të madh të punëtorëve.

“Gjatë muajve të verës, zakonisht kur vijnë mërgimtarët, ka shitje më të madhe. Ata nuk kursejnë asgjë dhe blejnë tërë kohën. Ne me padurim presim ardhjen e tyre, sepse edhe fitimet janë më të mëdha”, thotë ajo.

Sipas disa të dhënave, janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se remitencat dhe shpenzimet që mërgimtarë bëjnë për pushime luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.

Eksperti Naim Gashi, për Radion Evropa e Lirë thotë se rreth një miliard euro janë shpenzimet e mërgimtarëve që bëjnë për pushime gjatë sezonit të verës dhe për festat e fundvitit në Kosovë.

“Këto shpenzime ndikojnë jashtëzakonisht shumë në rritjen e konsumit në Kosovë dhe për rrjedhojë rritja e konsumit rrit edhe Bruto Produktin Vendor dhe të ardhurat për kokë banori. Megjithatë, paraja e gatshme që futet nga vendet perëndimore në Kosovë – atëherë kjo mund të llogaritet si neto eksport – mund të llogariten si të ardhura nga turizmi (edhe pse ata janë bashkatdhetarë tanë dhe nuk i konsiderojmë si turistë).”

“Unë mendoj se këto të ardhura janë jetike për ekonominë e Kosovës dhe për rritjen permanente që ka ekonomia e Kosovës, rreth 3. 5 për qind”, thotë Gashi.

Përveç shpenzimeve që mërgimtarët bëjnë për pushime në Kosovë, numri më i madh i tyre gjatë tërë vitit dërgojnë mjete për familjarët.

Mesatarisht 300 euro në muaj vlerësohet të jenë remitencat që qytetarët e Kosovës pranojnë nga diaspora.

Sipas të dhënave zyrtare, shuma e mjeteve të dërgesave të emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë është rreth 600 milionë euro. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë