Memli Krasniqi drekon me presidentin Bajram Begaj në Prizren

E publikuar: 16/08/2022 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka drekuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në Prizren.Krasniqi e ka cilësuar Prizrenin si kryeqytet historik e kulturor të shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”.