Melchiot: Taktikat e Sarrit po e detyrojnë Hazardin e Kanten të largohen nga Chelsea    

E publikuar: 21/02/2019 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ylli i Chelseat, Mario Melchiot ka thënë se taktikat e Maurizio Sarrit mund të detyrojnë Eden Hazardin dhe N’Golo Kanten të largohet nga klubi.

Të dy lojtarët kanë luajtur jashtë pozicionit të tyre këtë sezon dhe Sarri vazhdon të përballet me kritika për taktikat e tij kokëforta.

Melchiot beson se stoicizmi i trajnerit italian mund t’i largojë dy yjet më të mëdha të Chelseat.

“Nëse ju luani me lojtarët jashtë pozicionit të tyre, ju keni larguar lumturinë e tyre dhe kur lumturia e tyre shkon, lojtarët do të fillojnë të shikojnë diku tjetër”, ka thënë fillimisht Melchiot për talkSPORT.

“Kante është i lumtur kur bënë punën që ai është më i mirë, por tani Sarri po e bën atë të shkojë përpara”.

Kante po luan jashtë pozicionin të tij natyral (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Forca e tij thyen lojën dhe e fiton topin, dhe kjo i lejon lojtarët e tjerë të Chelseat të marrin më shumë rreziqe, sepse ata e kanë atë siguri se Kante është prapa tyre. Kjo siguri është zhdukur tani”.

“Është e njëjta gjë vlen edhe me Hazardin – nëse doni të mbani yjet tuaja, ju duhet t’i bëni ata të ndihen mirë për atë që bëjnë”.

Sarri ka kritikuar disa herë Hazardin këtë sezon (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

“Sarri ka filluar të ankohet se ai driblon shumë me topin, por çfarë doni?”

“Kjo është aftësia e tij dhe nuk ka asnjë lojtar që dëshiron të luajë kundër tij kur ai e bën këtë”.

“Nëse nuk doni që ai të driblojë, nëse doni që ai të luajë me një prekje, ai nuk duhet të jetë në ekipin tuaj”, përfundoi ish-mbrojtësi i Chelseat. /Telegrafi/