Mehaj takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, kërkon mbështetje në procesin e njohjeve të reja për Kosovën

E publikuar: 10/05/2023 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka realizuar takimin zyrtar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, A.K. Abdul Momen me të cilin biseduan për bashkëpunimin që do të jetë në fushën  mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.

Sipas një njoftimi për media në këtë takim Mehaj ka kërkuar nga ministri Momen mbështetjen në procesin e njohjeve te reja nga vendet partnere të Bangladeshit, të cilat ende nuk na kanë njohur vendin tonë.

“Gjithashtu, Ministri Mehaj së bashku me Ministrin Momen diskutuan për bashkëpunimin që do të jetë në fushën  mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, si dhe për procesin e marrëveshjes së shmangies së taksimit të dyfishtë dhe parandalimi i evazionit fiskal.

Në fund të takimit, Ministri Mehaj shprehu falënderimin e tij për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se duke ndarë vlera të përbashkëta të demokracisë, paqes dhe lirisë, bashkëpunimi ynë me shtetin e Bangladeshit do të jetë në nivelin e duhur”, thuhet në njoftim.