Mehaj: Kontingjenti i FSK-së në Maqedoninë Veriut tregoi nivel të lartë të gatishmërisë

E publikuar: 25/05/2023 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kontingjenti i FSK-së i dislokuar në Maqedoninë Veriut tregoi nivel të lartë të gatishmërisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar kontigjenti i FSK-së ka realizuar operacionet me sukses.

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i dislokuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i atashuar në Task Forcën Jug në batalionin shumëkombësh, ka realizuar operacionet e patrullimit në nivel togu duke përfshirë pika mobile të kontrollit, gjithashtu kanë vazhduar me operacione të mbrojtjes së kampit sipas skenarëve të përgatitura nga komanda më e lartë, me qëllim të testimit dhe gatishmërisë së trupave në ushtrim”.

“Ushtarakët tanë si gjithmonë janë duke treguar gatishmëri dhe performancë të lartë, në kryerjen e detyrave dhe ndërveprushmërisë me partnerët pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar ‘Defender Europe 23′”, ka shkruar Mehaj.