Mediat zvicerane: Mërgimtarët nga Zvicra ngasin “si të çmendur” në Kosovë

04.08.2015 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mediat zvicerane: Mërgimtarët nga Zvicra ngasin “si të çmendur” në Kosovë

Ngasja e çmendur e makinave nga disa të rinj që vijnë nga Zvicra në Kosovë për pushime po bëhet gjithnjë më shumë temë në mediet sociale. Ajo po e krijon madje njëfarë irritimi dhe ftohje në mes të vendësve dhe mërgimtarëve.
Një artikull që ka botuar sot portali i gazetës zvicerane 20minuten flet për këtë fenomen, duke iu referuar një shqiptari të Zvicrës, që i ka përjetuar në lëkurën e tij pasojat e vozitjes pa kokë të një bashkëvendësi të tij (nga Zvicra).

Në Duhël, ka ndodhur të hënën (dje) një ndeshje zinxhirore e disa automjeteve, ku të përfshirë kanë qenë kryesisht vozitës nga Zvicra. Siç rrëfen një dëshmitar (J.R.) që nuk dëshiron t`i përmendet emri, në ndeshjen ku qenë përfshirë 7 automjete ishte një mrekulli se si askush nuk e ka paguar me jetë madje nuk ka pasur as të lënduar, përcjell albinfo.ch shkrimin e portalit zviceran.

“Nuk mund ta kuptoj se si dikush mund të vozisë kështu, thotë 25 vjeçari nga kantoni Aargau. Ai së bashku me një kushëri të rij ishte në rrugë nga Kosova për në Shqipëri. Binte shumë shi dhe për këtë arsye të gjithë vozisnim ngadalë duke qenë se këtu nuk ka kanalizim. Pastaj, pa pritur shoh se si dikush, me shpejtësi vdekjeprurëse po ia mësynte drejt meje. Ai kishte qenë duke e bërë një manovër tejkalimi dhe tash nuk mund të kthehej më në kolonë. “Ne u strukëm të gjithë pranë njëri tjetrit; në brendi ne tashmë ishim përgatitur se po vdisnim”, thotë R. për 20minuten.ch .

“Mu desh të reagoja menjëherë duke ngarë pak nga e djathta, në mënyrë që ai të mund të voziste në mes. Ndryshe, ai me 100 kilometra në orë sa po ngiste, do të përplasej në mënyrë frontale në ne. Ngjashëm ka reaguar edhe shoferi mbrapa R.-së mirëpo nuk ka mundur të frenojë me kohë, kështu, ai ka goditur veturën e R.-së nga mbrapa, transmeton albinfo.ch. “Kur u ktheva, e pashë katastrofën prapa meje. Disa automjete, shumica me tabela zvicerane të regjistrimit ndodheshin në një gjendje të mjerë. Pasi që ne të dy i ishim shmangur, shoferi problematik, edhe ai me targa të Zvicrës me BMW-në e tij e kishte goditur frontalisht makinën e dytë prapa meje, thotë R.

Në aksidentin në Duhël, siç kishte shkruar edhe gazetaexpress ishin involvuar shtatë vetura. Kishte disa të lënduar lehtë. Dhe është një mrekulli se si askush nuk ka pësuar më të keqen”, thotë R.

Por ajo që e ka prekur atë edhe më shumë se të gjitha, ishte qëndrimi i shkaktarit të aksidentit. Ai e bënte fajtor viktimën që e kishte goditur me makinën e tij.

R. thotë: “njerëzit atje vozitin në mënyrë korrekte. Janë në të vërtetë gjithmonë ata që vijnë nga Zvicra të cilët bien në sy për të keq”.

Një shpjegim të mundshëm për këtë ai e sheh në faktin se gjobat për ta si të ardhur nga Zvicra janë të ulëta.

R. ka shkruar të hënën në facebook: “Sot mund ta festoj ditëlindjen time të dytë. Ditëlindjen e dytë pasi që një idiot nga Zvicra për pak sa s` më shfarosi mua dhe familjen, këtu në Kosovë”. Pastaj ai merr qëndrim të qartë mbi “raserët” e Zvicrës.

“Shqiptarë nga Zvicra, të cilët me makinat e tyre ndjehen të fortë në stilin e tyre prej gjoja gangsterëve: Turpi qoftë me ju”, transmeton albinfo.ch.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7