Aksioni i sotëm antikontrabandë në Kosovë është orkestruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Kështu pohon gazeta kroate “Jutarnji list”, në një shkrim të botuar në pasditen e së martës.
E përditshmja zagrebase spekulon se nuk është e rastësishme që ky aksion i autoriteteve të Kosovës është ndërmarrë vetëm pak kohë pasi presidenti i Serbisë foli për Kosovën në parlamentin e vendit të tij.
Vuçiq dje u ka thënë serbëve se kur është fjala për Kosovën, ka ardhur koha për të zgjedhur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur.
Sipas “Jutarnji list”, aksioni i sotëm në Kosovë u bë për ta shpëtuar Vuçiqin para popullit të tij. /Express/