Mediat e afërta me Vuçiq thonë se Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin aeroplanit serb që do ta çonte atë në Moskë

E publikuar: 06/05/2025 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aleksandar-Vucic-Foto: Facebook

Aleksandar-Vucic-Foto: Facebook

Mediat si “Novosti” të lidhura me presidentin serb, Aleksndër Vuçiq, kanë raportuar se Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq planifikonte të udhëtonte për në Moskë, përkundër se Rusia që nga viti 2022 po synon pushtimin e Ukrainës dhe për këtë arsye është nën sanksione perëndimore.

Mediat serbe, thonë se autoritetet lituaneze këtë vendim e kanë cilësuar “me ndjeshmëri politike për shkak të qëllimit të fluturimit”.

Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha sot se Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç më 9 maj.