Me 1 milion euro, serbët e mbajnë Kosovën në përgjim: Ja vendet ku regjistrohet çdo bisedë e çdo lëvizje

09.09.2015 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Me 1 milion euro, serbët e mbajnë Kosovën në përgjim: Ja vendet ku regjistrohet çdo bisedë e çdo lëvizje

Qeveria serbe dhe shërbimi i saj i sekret BIA, po përgjojnë aktualisht mbi 400 qytetarë të Kosovës të cilët vinë nga të gjitha sferat e jetës, që nga politika e deri tek personat e dyshuar se merren me krim, ka thënë një burim i portalit tesheshi.com.

Sipas burimit, për këtë punë qeveria e Beogradit në muajin tetor të vitin 2012 ka ndarë mbi 1 milion euro për pajisje përgjimi, me kërkesë pra të BIA-s.

Burimi saktëson më tej se për çfarë pajisjesh bëhet fjalë dhe se në ç`vende janë vendosur ato:

“Janë vendosur në fshatin Kurillov të komunës së Zubin Potokut, ku kompania ‘Tekelomserbija’ mbulon me sinjal telefonik një pjesë të madhe të komunave të Dukagjinit.

Po ashtu, në kodrën e ‘Brankut’ përmbi Liqenin e Gaziviodës ku antenat e ‘Telekomserbija’, mbulojnë me sinjal tërë komunën e Zubin Potokut si dhe një pjesë të qytezës së vogël të Serbisë pra Ribariqit.

Në kodrën e ashtuquajtur ‘Matice’, përmbi Zveçan, ‘Telekomserbija’, përmes valëve direkt nga malet e Kopavnikut, mbulon me sinjal Mitrovicën dhe Zveçanin si dhe në bregun mbi qytezën e Leshakut , ku antenat e ‘Telekomserbije’, mbulojnë me sinjal tërësisht Leshakun dhe Leposaviqin”.

Këto pajisje quhen ASC dhe BIA i ka blerë në Amerikë.

Pajisjet kanë aftësinë që të skanojnë dhe përcjellin të gjitha bisedimet e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, por përdoren edhe për përgjime të civilëve”, ka thënë burimi i portalit, që shton se se ndër pajisjet janë dhe 35 kamera, të cilat qeveria serbe dhe BIA ia ka dhënë në shfrytëzim firmës të sigurimit private ‘SOKO’, në veri të Mitrovicës, e cila është pronë e vëllezërve Sllavoljub dhe Nebojsha Joviq, të njohur me nofkat ‘Pagi’ dhe ‘Cërni’.

“’SOKO’ me kamerat e saj ka mbuluar kontrollin e të gjitha rrugëve kryesore në veri të Mitrovicës, por me theks të veçantë kanë mbuluar rrugët ‘Car Dushan’ e cila nga ‘Lagja e Boshnjakëve’ të shpie për tek shkolla teknike në veri të Mitrovicës”, ka pohuar burimi.

Po, ashtu me kamera, ‘SOKO’, ka mbuluat tërësisht edhe kontrollin nga ura kryesore e lumit Ibër, kafiteria ‘Dolcevita’ e deri në fshatin Suhodoll, pra e tërë rruga përgjatë lumit Ibër në veri.

“’SOKO’, sigurimi disa kamera i ka vendosur edhe brenda vetë ‘Lagjes së Boshnjakëve’, në lagjen “Kodra e Minatorëve”, si dhe në lagjen ‘Kroi i Vitakut’, pra në vendet me popullatë të përzierë me qëllim vëzhgimin 24 orë të personave që kanë frekuentuar atë pjesë”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com.

Sipas burimit, pajisjet në përgjithësi janë të fjalës së fundit të teknologjisë, që është e aftë që të incizojë çdo bisedë të çdo individi, që përmend fjalët kritike si bomba, armë, drogë, KFOR, EULEX, Polici etj .

“Firma e sigurimit fizik ‘SOKO’, e cila me kamera mbulon dhe incizon çdo lëvizje apo incident në tërë veriun e Mitrovicës, shpeshherë për ndonjë incident ka njoftuar Policinë e Kosovës në veri por asnjëherë Policisë së Kosovës nuk i ka lejuar qasje në këto incizime”, ka nënvizuar burimi i portalit tesheshi.com.

Burimi shton më tej: “Policia e Kosovës nuk ka qasje në këto kamera që janë instaluar e as në përgjimet e qytetarëve sepse operatorët softuerik serb nuk i japin IP-të strukturave të sigurisë së Kosovës, pasi që këtë nuk e lejon “Telekomserbija’, Qeveria e Serbisë dhe BIA”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm