Lajmet

Mbyllja e rrugës nga “Arbën Xhaferi” rrezikon humbjen e 500 vendeve te punës

02.07.2016 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbyllja e rrugës nga “Arbën Xhaferi” rrezikon humbjen e 500 vendeve te punës

Kompania “Xella L.L.C”, “Eskavatori” dhe “Dino”, rrezikojnë mbylljen e aktivitetit. Kjo si pasojë e mbylljes së rrugës së furnizimit të tyre me materialin e lëndës së parë, nga autostrada “Arbër Xheferi”, thuhet në njoftimin e këtyre tri kompanive pas përpjekjes që kanë bërë sot për të protestuar.

Kanë thënë se janë mbi 25 milionë euro investime të huaja dhe vendore, me mbi 500 punëtorë, që mund të punojnë vetëm edhe për pak ditë me rezervat e lëndëve të para që kanë grumbulluar.

“Ato, tashmë nuk e kanë të mundur të furnizohen, meqë autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, u ka mbyllur rrugën kryesore”, thuhet në njoftim.

Drejtuesit e këtyre kompanive Samir Krasniqi nga “Xella”, Isa Rysha nga “Eskavatori” dhe Abedin Salihu nga kompania “Dino”, përkundër përpjekjeve të shumta, mbi tre muaj, të zgjidhjes së kësaj çështjeje, janë detyruar që bashkë me punëtorët dhe pajisjet e rënda të punës, të protestojnë në vendin ku u mbyllet rruga, mes fshatrave Smallushë e Dobratin të komunës së Lipjanit.

“Mbyllja e kësaj rruge, mbyllë edhe bizneset tona.Thërrasim institucionet qeveritare, që të bëjnë një zgjidhje për rrugën dhe të na e mundësojnë zhvillimin e aktivitetit tonë”, tha drejtori i kompanisë gjermano kosovare Samir Krasniqi.

Në emër të tri kompanive të dëmtuara si pasojë e mbylljes së rrugës, i njoftojmë institucionet më të larta, se ne nuk jemi që të ndërpresim punimet e autostradës, tha ai.

“Jemi të interesuar që të kemi sa më shumë rrugë, por nuk lejojmë që me punimet që janë duke u zhvilluar, të mbyllen rrugët tona të operimit, pa gjetur alternativë”, tha Krasniqi.

Ai tha se kompania që drejton, ka rezerva të lëndës së parë edhe për tre ditë, ndërsa pas tre ditësh nëse nuk gjendet zgjidhje, do tëdetyrohen ta ndërprenë prodhimin.

“Me mbylljen e rrugës, ne po detyrohemi të falimentojmë. Jemi tre kompani, në total me investime mbi 25 milionë euro dhe kemi mbi 500 të punësuar. Falimentimin po na e imponojnë ata të cilët proklamojnë çdo ditë dhe thërrasin investitorët e huaj, e në këtë rast kemi të bëjmë edhe me një investitor të huaj, dhe në fakt nuk ofrojnë mundësi dhe kushte të operimit”, tha Krasniqi.

Isa Rysha, njëri nga pronarët e kompanisë “Eskavatori”, tha se rruga që po bllokohet tash nga ndërtimi i autostradës, ka ekzistuar gjithnjë, madje tri kompanitë kanëinvestuar mjete private në mirëmbajtjen e saj.
“Për shfrytëzimin e kësaj rruge kemi edhe leje, por që pavarësisht, kjo rrugë na është bllokuar pa kurrfarë paralajmërimi”, tha Rysha.

Për tre muaj rresht të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje në koordinim me institucionet, Rysha tha të kenë marrë premtime nga to se nuk do të ndalet kjo rrugë, por që fatkeqësisht ato kanë rezultuar të pavërteta meqë tash kjo rrugë është ndërprerë.

Abedin Salihu nga kompania “Dino”, tha se protesta do të vazhdoj dhe do të shihen format se si, porse institucionet duhet të jenë tëvetëdijshme për pasoja dhe duhet të bëjnë zgjidhje.

“Ne do ta mendojmë se si do të protestojmë tutje, pasi jemi në të drejtën tonë. Ne duam gjithashtu të njoftojmë opinion publik se sa institucionet tona dinë të na pengojnë”, tha ai.

Samir Krasniqi, tha se gjatë takimeve me mekanizmat shtetërorë, u kanë ofruar edhe ide për tejkalimin e bllokadës, por ato po tregohen të joefikase.

“Po të duan institucionet e Kosovës për të bërë zgjedhje, ka mundësi dhe alternative në këtë pjesë. Alternative e parë është një rrugë që kalon afër fshatit Smallushë, por që nuk është vullneti i kryetarit të komunës së Lipjanit dhe i qytetarëve të fshatit që të na lejojnë, ndonëse nuk e pengojmë askënd. Alternativa tjetër është ajo që në një takim edhe e lansoi punëkryesi i autostradës kompania “Bechtel Enka”, që të bëhet një mbikalim apo nënkalim në autostradë. Kjo ka një kosto, të cilën qeveria nuk është e gatshme ta merr përsipër. Pra zgjidhje ka, por mungon vullneti i institucioneve shtetërore. Kërkesat tona do t’i drejtojmë dhe nuk do të ndalemi deri në zgjedhjen e problemit”, ka paralajmëruar Krasniqi.

Gjatë protestës së dhjetëra punëtorëve të tri kompanive të atakuara pas mbylljes së rrugës, policia e Kosovës, ndonëse protesta ishte e paralajmëruar, nuk e ka lejuar makinerinë e rëndë të kompanive që të drejtohet në pikën e mbylljes së rrugës mes fshatrave Smallushë dhe Dobratin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit