“Matematika” e Speciales: Cilët deputetë të PDK-së nuk i thonë JO-së, PO!

01.08.2015 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Matematika” e Speciales: Cilët deputetë të PDK-së nuk i thonë JO-së, PO!

Nait Hasanin dhe Ganimete Musliun nuk ka asnjë njeri që mund t’i bindë që t’i thonë Po themelimit të Gjykatës Speciale. Këta dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre as pas gati një muaji kur i thanë Jo votimit të ndryshimeve të amendamenteve Kushtetuese që do t’i hapnin rrugë Gjykatës Speciale.
Derisa Hasani dhe Musliu qëndrimet e tyre i kanë shprehur publikisht, kolegët e tyre që në seancën e 26 qershorit votuan si ata, ato i mbajnë për vete. KosovaPress ka kontaktuar disa prej tyre, por nuk kanë dashur të tregojnë se a do të votojnë kundër apo për këto ndryshime.

Megjithatë, janë 81 vota që i japin dritën e gjelbër ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale. Koalicioni qeveritar i ka gjithsej 88 deputetë.

Deputetit Nait Hasani thotë se të hënën do të jetë në seancë, por që përsëri do të votojë kundër ndryshimeve Kushtetuese.

Në një prononcim për KosovaPress, ai madje ka thënë se pret që ta ndërrojnë mendjen edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Qëndrim të njëjtë me kolegun nga partia e ka edhe Ganimete Musliu.

“Sigurisht se do të votoj, por njëjtë sikur herën e kaluar kundër”, tha Musliu.

Derisa herën e kaluar kishte votuar kundër, Rafet Rama tashmë është i pavendosur. Ai tha se do të vendosë në takimin e Grupit Parlamentar që do të mbahet të hënën.

“Ende nuk kam vendosur a do ta votoj apo jo”, tha Rama.

Ajo që ka vendosur që moti për këtë çështje, është Flora Brovina.

“Për themelimin e kësaj Gjykate unë kam vendosur kaherë, qysh para tri viteve kur ka filluar të flitet për këtë çështje. Qëndrimet e mia nuk kanë ndryshuar”, tha Brovina.

Deputetja më e vjetër e Parlamentit, seancën e kaluar kishte abstenuar nga votimi për ndryshimet kushtetuese.

KosovaPress ka kontaktuar edhe deputetët tjerë që kanë votuar kundër në seancën e kaluar, por disa nga ta nuk e kanë hapur telefonin, ndërsa Xhevahire Izmaku dhe Fadil Demaku nuk kanë dashur që të flasin për këtë çështje.

Të paqasshëm në telefon gjatë së shtunës kanë qenë edhe Fadil Beka dhe Nezir Çoçaj, KosovaPress nuk ka mundur të kontaktojë as Blerta Deliun e cila më 26 qershor nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votës, duke hequr nga funksioni kartelën e votimit.

KosovaPress ka mësuar se Blerta Deliu dhe Xhevahire Izmaku kësaj radhe do të votojnë pro ndryshimeve.

Partnerët e koalicionit, PDK-LDK, bashkë me minoritarët, duhet të sigurojnë 2/3 e votave apo 81 sosh për miratimin e këtyre amendamenteve që i hapin rrugë krijimit të Speciales, derisa për miratimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Mbështetje financiare nevojiten vetëm 61 vota.

Në seancën e 26 qershorit, 75 deputetë votuan për, 7 kundër dhe 2 abstenuan, që në total i bie të votojnë 84 deputetë, nga 88 sa i ka gjithsej koalicioni PDK- LDK dhe minoritetet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare