Maqedonia e Veriut dhe Holanda përballen sot pa ‘presion’, formacionet e mundshme

E publikuar: 21/06/2021 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maqedonia e Veriut dhe Holanda zhvillojnë sot ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Holandës do të luajnë nga ora 18;00.

Maqedonët tashmë janë eliminuar nga “Euro 2020” pas dy humbjeve ndaj Austrisë dhe Ukrainës.

Holandezët kanë siguruar kualifikimin, pasi fituan dy ndeshjet e para.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet vetëm sa për prestigj pasi të dyja Kombëtaret tashmë kanë mësuar të ardhmen e tyre në Kampionat Evropian.

Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut:

Dimitrievski; Ristovski, Velkovski, Musliu; Trajkovski, Ademi, Churlinov, Bardhi, Alioski; Elmas, Pandev

Formacioni i mundshëm i Holandës:

Stekelenburg; De Vrij, De Ligt, Ake; Dumfries, Gravenberch, F. De Jong, Wijnaldum, Wijndal; L. De Jong, Depay.