Maliqi: Presidenti të iniciojë dialog, ose të prishen koalicionet parazgjedhore – kështu dilet nga kriza

E publikuar: 05/08/2017 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa e përjashton mundësinë e zgjedhjeve, por jo dialogun tek presidenti, si një opsion për të dalë nga kjo gjendje, analisti Maliqi thotë se tani edhe mund të ndodhë që koalicionet parazgjedhore të mos jenë ashtu siç kanë qenë deri më tash

Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se i takon ndoshta presidentit të shtetit, Hashim Thaçi që të marrë iniciativë për një dialog mes partive politike në mënyrë që të dilet nga kriza dhe të ndërtohen institucionet e vendit.

Por sipas tij ka mundësi që edhe të prishen koalicionet parazgjedhore dhe të kemi një rirreshtim të forcace politike, që ndoshta mund të conte procesin përpara, njofton Klan Kosova.

“Iniciativën duhet ta marrë ndoshta presidenti, që të zhvillojë konsultime dhe ta përshpejtojë procesin, sepse nuk ka më kuptim të vonohen ose të kushtëzohen këto dy procese [konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë]”.

“Është edhe një mundësi tjetër që të shpartallohen këto konfiguracionet parazgjedhore, të kemi një lëvizje të lirë që disa subjekte të ndahen prej koalicioneve paraprake dhe të negociojnë ndërmjet vete ndoshta mund që ndonjë konfiguracion tjetër të japë ose ta bëjë qeverinë”.