Magjistrales, Gërlicë-Viti-Kllokot kanë nisur t’i mbyllen gropat

05.09.2015 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Magjistrales, Gërlicë-Viti-Kllokot kanë nisur t’i mbyllen gropat

Kjo rrugë ishte prishur pas reshjeve të mëdha të shiut dhe dimrit, duke shkaktuar kështu probleme të mëdha për vozitësit e automjeteve.

Zyrtarët mbikëqyrës të Ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se në disa pjesë do të ketë edhe zgjerime, do të pastrohen kanalet.

Ndërkaq 1 kilometër në Komunën e Kllokotit do të hiqet e tëra dhe do të bëhet rrugë nga fillimi për shkak të prishjeve të mëdha që kanë ndodhur në atë pjesë.

Skënder Kuka, menaxher i projektit R122 ka thënë se për shkak të degradimit të madh të rrugës me projektin e ri do të sanohet i tërë brezi rrugor.

“Nisur nga pika e Kllokotit, zero deri në Viti, po ashtu nga Vitia deri në Gërlicë do të jetë një sanim i tërësishëm. Në këtë projekt parashihet të punimet e dy shkallëve, d.m.th sanimet e rënda në trupin e rrugës, si dhe dëmtimet e lehta që parashihet të bëhet shtresimi i rrugës në tërësi. Kategoria e dëmtimit të rrugëve në pjesën e parë që nga Kllokoti është përafërsisht 1 kilometër, ku do të hiqet i tërë trupi i rrugës, do të shtresohet me nën bazat, duke filluar nga fraksionet 063 edhe 030, dhe shtresën e re me dy baza të asfaltit me M22 dhe me beton 016. Ky segment i rrugës parashihet të zgjerohet në pjesë të caktuara, do të bëhet pastrimi dhe sanimi i lëshesave, zgjerimi i lëshesave, pastrimi i kanaleve, formësimi i kanaleve. Në tërësi, do të krijojmë një rrugë, e cila do të jetë shumë joshëse për të gjithë qytetarët dhe komunitetin e kësaj ane”, ka thënë ai.

Kompania kontraktuese për kryerjen e punimeve ka afat sipas kontratës që ti përfundoj punimet brenda 120 ditësh.

“Ne po e bëjmë komplet ndërrimin e konstruksionin e rrugës. Pra ndërrimin e trupit të rrugës me material të ri edhe të konsoliduar. Do të punohet në strukturën e rrugës komplet, shtresat mbajtëse të pjesës së poshtme, si dhe pjesën përfundimtare të re të asfaltit. E kemi parashikuar në bazë të gjitha normave ndërtimore dhe standardeve të aplikueshme që brenda këtij afati kohor ti përfundojmë të gjitha punimet, mirëpo rrethanat e favorshme atmosferike na mundësojnë që të ecim përpara. Nuk kemi pengesa organizative, pengesa të mekanizimit, apo të natyrës subjektive nuk kemi penges”, ka deklaruar Ismet Mehmeti nga kompania kontraktuese.

Nisja e punimeve në këtë rrugë ka gëzuar tej mase vozitësit, të cilët kanë mirëpritur sanimin e gropave.

Ata thonë se këto investime janë shumë të nevojshme për këtë rrugë, të cilën e frekuentojnë shpesh.

Kjo rrugë magjistrale që përfshinë tri komuna është e gjatë 19.3 kilometra dhe është një nga rrugët më të frekuentuara për shkak të lidhjes së saj me rrugën që të qon në Prishtinë, në Shkup dhe asaj për në Prizren.

Në vitin 2014, Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë 14 kontrata kornizë në kohëzgjatje për tri vjet të mirëmbajtjes në shtatë rajone dhe dy kontrata një vjeçare për mirëmbajtje të autostradës Dr. Ibrahim Rugova.

Në mirëmbajtje përfshihet edhe mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve.

Përveç pozicioneve tjera të mirëmbajtjes kontrata përfshinë sanimin e gropave dhe ri-shtresimin e rrugëve, shtresave qarkulluese të asfaltit.

Zyrtarë të ministrisë thonë se në përgjithësi rrugët që janë nën përgjegjësi të ministrisë janë të mirëmbajtura dhe aktualisht nuk ka dëmtime, dhe gropa të cilat nuk janë të mbyllura.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare