Mafia dhe trafiku i emigrantëve drejt Evropës

09.09.2015 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mafia dhe trafiku i emigrantëve drejt Evropës

Njësi të policisë evropiane që merren me kontrollin e faqeve të medias sociale që promovojnë aktivitet terrorist po zgjerojnë kompetencat për të ndjekur edhe aktivitetin e rrjeteve të trafikut njerëzor. Ata kërkojnë trafikantë që reklamojnë shërbimet e tyre përmes internetit. Forcat e rendit paralajmërojnë se rrjete të trafikut të drogës tani po e braktisin këtë aktivitet duke u përqendruar tek trafiku me njerëz.

Zyrtarët evropianë pohojnë se sapo kanë filluar të krijojnë një ide të rrjeteve të ndërlikuara dhe me aktivitet në skaje të largëta të globit që përfitojnë nga vuajtja e emigrantëve që kërkojnë një jetë më të mirë dhe sirianëve, afganëve dhe irakianëve që largohen për t’i shpëtuar konfliktit, shkruan VOA.

Ndërkohë që fitimet nga trafiku me njerëz kanë arritur në nivele të ngjashme me trafikun e narkotikëve dhe atë të armëve, ky aktivitet po tërheq bandat kriminale, paralajmërojnë zyrtarët. Javën e kaluar, Rob Wainwright, kreu i Europolit, agjencisë evropiane për mbrojtjen e rendit, tha në një intervistë për një radio irlandeze se 30 mijë vetë janë të përfshirë në rrjetet kriminale të trafikut me njerëz, pjesa më e madhe si ndërmjetësues.

Agjencia e tij po ndjek 1400 raste trafiku njerëzor, thotë Wainwright.

Në Libi, trafikantët mund të nxjerrin rreth 150 mijë dollarë për një anije të mbushur me 150 emigrantë. Disa anije të vogla druri që përdoren për trafik mund të mbajnë deri në dyfishin e këtij numri. Në Turqi, anije të mëdha transporti të nxjerra jashtë përdorimit, të ashtu-quajtura anije fantazëm, pasi braktisen nga personeli kur mjeti u afrohet brigjeve evropiane, mund të nxjerrin deri në 4 milionë dollarë fitim brenda një rruge.

“Ndërkohë që emigrantët ballafaqohen me situata të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, ekziston një nevojë urgjente për veprim”, tha Yury Fedotov, kreu i Zyrës Evropiane kundër Drogës dhe Krimit. “Anijet e mbingarkuara, mjetet e sajuara detare, anije transporti pa kontroll të rregullt që janë në rrezik real për t’u përmbysur apo për t’u braktisur janë vetëm disa nga situatat kërcënuese aktuale. Përveç këtij rreziku ekziston edhe shqetësimi se këto fonde po ushqejnë rrjetet e krimit të organizuar”.

Në një dokument sekret me 10 faqe, të nxjerrë në maj nga Wikileaks, shefat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë eprorët e tyre se nevojitet më shumë vëmendje ndaj problemit për të studiuar “modelet e biznesit të trafikantëve, financat, korridoret e trafikut pikat e nisjes dhe kapacitetet e identitetin e aktorëve”.

Shefat rekomandojnë “përdorimin e të gjitha kapaciteteve të përgjimit dhe zbulimit që kanë vendet anëtare” për të zbuluar të fshehtat e rrjeteve të trafikut dhe bëjnë thirrje për bashkëpunim nga vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës për t’u “prerë rrugën rrjeteve dhe për të sjellë trafikantët para drejtësisë dhe bllokuar zotërimet e tyre”.

Në një konferencë kundër trafikut në nëntor në Maltë me pjesëmarrjen e udhëheqësve afrikanë, zyrtarët evropianë do të kërkojnë bashkëpunim më të mirë dhe një proces të bashkërenduar për të luftuar rrjetet kriminale.

Përpjekjet për të krijuar një ide mbi sistemin kompleks të trafikut njerëzor janë bërë edhe më urgjente që pas mbytjes së tre vjeçarit sirian Alan Kurdi, i cili gjeti vdekjen me pjesëtarë të tjerë të familjes pranë brigjeve të Turqisë, dhe pas vdekjes së 71 refugjatëve në një kamion të mbyllur, që u gjet me trupat e viktimave në një rrugë të Austrisë.

Pas zbulimit të trupave në Austri, autoritetet austriake dhe hungareze arrestuan një numër personash, ndër të cilët tre shtetas bullgarë dhe një afgan. Por shefi i policisë thotë se të arrestuarit janë operatorë të rangut të ulët dhe jo organizatorët e trafikut.

Bashkimi Evropian ka fuqizuar misionin detar kundër trafikantëve në Mesdhe dhe një pjesë e mirë e punës zbuluese po zhvillohet për të mbledhur informata për veprime ushtarake kundër anijeve të trafikantëve pranë Libisë. Por lufta kundër rrjeteve kriminale do të jetë e gjatë dhe e vështirë, e ngjashme me problemin e luftës kundër trafikut të drogës, thonë zyrtarët evropianë.

Sfidë Madhore

Përmasat e aktivitetit kriminal dhe shtrirja gjeografike nga Maroku në perëndim deri në Ballkan e Turqi është një sfidë kolosale. Hetuesit duhet të kenë një ide të qartë të aktivitetit të trafikantëve në Afrikë nga vijnë pjesa më e madhe e emigrantëve, por edhe të bandave që kontrollojnë pikat e tranzitit dhe kalimin përmes Mesdheut nga Libia në Itali dhe nga Turqia për në Greqi. Po ashtu duhen identifikuar elementët që mundësojnë kalimin me rrugë tokësore drejt vendeve të Evropës veriore, pasi refugjatët zbresin në brigjet evropiane.

Përfshirja në aktivitet e bandave kriminale italiane, serbe, shqiptare dhe turke e bën problemin në të dy anët e Mesdheut edhe më të ndërlikuar. Në Sicili dhe Pire janë ngritur qendra për shkëmbimin e informimit.

Në pjesën afrikane të Mesdheut bandat kanë përvojë në aktivitetin kriminal përmes detit. Togeri Abdul Naser Hazam kryeson një njësi hetimore me 350 vetë në Tripoli të Libisë. Ai thotë se trafiku i paligjshëm ka korridore nga bregu libian e në thellësi të Afrikës, në Çad, Mali, Somali, Niger, Eritre, Nigeri, Gambia, Gana dhe Senegal. Ai e krahason trafikun me një rrip konvenieri që mbikëqyret nga kapot e bandave që paguajnë drejtues më të vegjël të cilët operojnë segmente të caktuara të trafikut, të ngjashme me kartelet meksikane dhe kolumbiane të drogës.

Rrjetet bashkëpunojnë me fiset e zonave, përfshirë fisin e fuqishëm Awlad Ali në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit në lindje dhe fisin Nwayel në perëndim. Konflikti në Libi ka penguar përpjekjet kundër trafikut, pasi mungon kapitali njerëzor dhe burimet financiare.

Ata besojnë se në trafik mund të jetë përfshirë edhe mafia italiane. Kolonel Rida Benissa, i cili drejton operacionet e rojës bregdetare nga qyteti libian i Misratës, tha për Zërin e Amerikës se anijet italiane të peshkimit që përdoreshin më parë nga grupe të mafias lëvizin pranë brigjeve libiane për të ndihmuar anijet me refugjatë. Ai ngre pretendimin se nga bisedat telefonike të përgjuara arrihet në përfundimin se elementë kriminalë italianë po bashkëpunojnë me trafikantët, në linjat e mëparshme të bashkëpunimit për trafikun e paligjshëm të benzinës dhe uiskit.

Prokurorët e anti-mafias në Katania të Siçilisë po hetojnë për lidhje të mundshme mes Cosa Nostras dhe zyrtarëve që mbikëqyrin kampet e emigrantëve. Në operacione zyrtare në qershor, policia italiane arrestoi 44 persona si dhe zyrtarë të qeverisë, duke i akuzuar për bashkëpunim me mafian në nivele të ndryshme të menaxhimit të kampeve të refugjatëve dhe sistemimin e tyre në qytete dhe fshatra italiane.

Policia ngriti gjithashtu pretendimin se mafia po i detyron gratë dhe vajzat emigrante të prostituohen. Po ashtu ka shqetësime për fatin e mbi 5000 fëmijëve emigrantë të cilët, sipas Ministrisë së Jashtme italiane janë zhdukur nga qendrat e pranimit në pika të ndryshme të vendit vetëm gjatë një viti. Grupet e të drejtave të njeriut shqetësohen se fëmijët mund të jenë në duart e rrjeteve kriminale që i shfrytëzojnë për seks ose punë të detyruar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova