19 antarët e ekipit olimpik të Kosovës kanë parakaluar me krenarinë më të madhe të mundshme në Maracana, ku 100 mijë shikues panë spektaklin e gjallë të hapjes së Lojërave Olimpike.

Parakalimi filloi me Shqipërinë, derisa erdhi momenti i madh për Kosovën.

majlinda 1

8 sportistë kosovarë do të përfaqësojnë shtetin e tyre në këto Lojëra Olimpike, të parat në histori për vendin tonë.

Flamurin e Republikës së Kosovës e barti me plot krenari Majlinda Kelmendi, sportistja më e suksesshme në histori të shtetit tonë të ri.

majlinda 2

Për Kosovën, medalja e parë mund të vijë pikërisht nga Majlinda Kelmendi, teksa edhe sportistët tjerë si Rita Zeqiri (not) dhe Nora Gjakova (xhudo) na lënë të shpresojmë për medalje të para në këto Lojëra Olimpike.

majlinda 3

Garat e para për Kosovën do të zhvillohen në shigjetari me fillim nga ora 13:30 të shtunën. /Telegrafi/