Lajmet

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

11.11.2026 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, gjatë seancës së Kuvendit për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, ka kritikuar pushtetin e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.Duke iu referuar deklarimeve, ajo iu drejtua Vetëvendosjes se progres në vend nuk ka, por vetëm krahasime e arsyetime nga ana e tyre.

Osmani s’la pa kthyer përgjigje edhe për ‘bossat e bizneseve’ që u përmendën gjatë seancës.“Thanë që në vitin 2020 fonde ju paskan dhënë bosëve të biznesit. Po, dhe a e dini se kush e ka kritikuar këtë më së shumti në atë kohë, në këtë Parlament? E kam kritikuar unë. Ndërkohë, çfarë ka ndodhur është që ju vetëm i keni ndërruar bossët e krimit, vetëm i keni ndërruar oligarkët, i keni ndërruar bosët e biznesit. Oligarkët po ju kontrollojnë juve.

Çfarë po dëgjojmë sot është jo progres, por krahasim me ata që i kemi kritikuar me të drejtë për shumë e shumë vite me radhë. Bëjani Kosovës një nder, filloni të punoni, mjaft me arsyetime”, ka deklaruar Osmani.Edhe për pjesën e financave publike, duke përmendur rekomandimet e Auditorit, Osmani e kishte një përgjigje të qartë.

“Te financat publike thuhet po ashtu se nuk ka progres. Para disa ditësh janë trajtuar rekomandimet e Auditorit, të cilat vazhdojnë të mos zbatohen siç duhet, përkundër konstatimeve për shkelje enorme dhe abuzim të taksave të qytetarëve tanë. Dhe këtu po flas si për abuzim në nivel komunal, ashtu edhe në nivel qendror.Hajni poshtë, hajni nalt dhe askush nuk duhet të ketë të drejtë apo të mendojë që në këtë Parlament duhet të gjejë mbrojtje për hajni e korrupsion. As komuna, as niveli qendror. Jo si tavolinë suedeze, dikë me kritiku e dikë me mbrojtë. Raporti i Auditorit është i qartë, kujt i ka dhënë raport të keq e kujt raport të pamodifikuar. Ju e dini që nuk përdori standarde të dyfishta, gjuhën e njëjtë që e kam përdorur ndaj atyre të së kaluarës, të njëjtën po e përdor edhe sot.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kryeministri Kurti pritet në takim nga Presidenti i Francës, Macron

Kryeministri Kurti pritet në takim nga Presidenti i Francës, Macron

Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Folëm për rrugën përpara të dialogut

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

Tahiri: Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, por vlerësim i progresit të Kosovës

Osmani kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

Osmani kërkon rikthimin e fotografisë së Rugovës: Vendosja e saj në një qoshe të errët, përballë tualeteve, e çnderon Republikën

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për statusin e kandidatit në BE

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për statusin e kandidatit në BE

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë, emri i shkon në Senat për konfirmim

Rama në Paris: Kosova është e pavarur, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi serbe

Rama në Paris: Kosova është e pavarur, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi serbe

Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju

Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju

Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës

Nga dje nuk lëviz as treni Prishtinë–Pejë, Kurti u flet francezëve për hekurudhat e Kosovës