Lajmet

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

30.05.2026 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Platformat dhe institutet për luftimin e dezinformatave dhe luftës hibride kanë paralajmëruar për ndërhyrje të vazhdueshme nga Serbia dhe Rusia në procesin zgjedhor në Kosovë, veçanërisht ndaj komunitetit serb, përmes propagandës, kërcënimeve, shantazheve dhe manipulimit informativ, raporton Ekonomia Online.

Hulumtuesi nga platforma për verifikimin e fakteve dhe luftimin e dezinformimit “Hibrid.info”, Festim Rizanaj, tha për EO se Serbia po synon të ndikojë tek komuniteti serb në Kosovë përmes narrativave që zgjedhjet i paraqesin si të drejtuara kundër tyre.

“Po sa i përket ndikimit të huaj, siç e dimë, domethënë Serbia gjithmonë synon nëpërmjet narrativave të caktuara me synu, me targetu komunitetin serb këtu, duke krijuar narrativën se zgjedhjet janë kundër komunitetit serb. Gjithmonë i bëhet thirrje që të votohet vetëm Lista Serbe, sepse ajo përfaqëson atë integritetin e serbëve, mundohet për ekzistencën e serbëve këtu dhe është e ndërlidhur, domethënë, me Beogradin zyrtar dhe paraqet politikat zyrtare. Domethënë, këto narrativa qarkullojnë nëpërmjet zyrtarëve serb atje, duke fillu nga presidenti Vuçiq e të tjerë të masës, dhe amplifikohen nëpër media të ndryshme serbe, domethënë që qarkullojnë edhe në mediat serbe në Kosovë, kryesisht që vendosin edhe tituj të tillë narrativë që, në një farë forme, i kornizojnë zgjedhjet si një lloj presioni ndaj serbëve dhe kundër serbëve”, tha ai.

Ai shtoi se ndikimi kryesor realizohet përmes mediave dhe narrativave të shpërndara nga Serbia.

“Po forma kryesore është nëpërmjet narrativave. Domethënë, për shkak se komuniteti serb këtu është në një farë forme i orientuar drejt mediave në Serbi dhe zyrtarëve atje serb, sepse është e natyrshme që ata me e dëgju, domethënë, Serbinë zyrtare atje. E ato narrativa, domethënë, synojnë që me u deportu nëpërmjet deklaratave të tilla dhe nëpërmjet mediave të caktuara, të cilat pastaj e targetojnë edhe e amplifikojnë, domethënë, komunitetin serb dhe amplifikohen në media e forma të tjera për me arrit shtrirje më të madhe nëpërmjet disa portaleve këtu që funksionojnë në serbisht. Po këto qarkullojnë edhe në media të tjera në serbisht që janë edhe ruse dhe që transmetojnë informacione në gjuhën serbe”, tha ai.

Kurse, hulumtuesi i lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi, tha për EO se proceset zgjedhore në Kosovë kanë qenë vazhdimisht objekt i ndërhyrjeve hibride nga Serbia dhe Rusia.

“Realisht, zgjedhjet në Kosovë, si proces elektoral, kanë qenë të ndikuara edhe herëve të kaluara e konkretisht tek komuniteti serb, komuniteti pakicë që jeton në Kosovë, nga Serbia, por edhe nga Rusia nëpërmjet luftës hibride. Ashtu është duke vazhduar edhe tani me të njëjtën tempo. Janë duke u shfrytëzuar skema të ndryshme të cilat e infiltrojnë popullin serb në kërcënime të ndryshme, shantazhe, por edhe blerje të votës. E kemi parë dëshminë e fundit ku u arrestuan shtatë persona të cilët ishin pjesë e kësaj skeme të kërcënimit ndaj popullsisë serbe. Përveç tjerash, është e qartë tashmë dhe publike, dhe aspak sekrete, që edhe shteti serb është duke u përfshirë në këto çështje, duke u përfshirë Vuçiqi, Petkoviqi, Daçiqi, Bërnabiq dhe shumë figura të tjera, të cilat janë duke ndikuar dhe kërcënuar popullin serb në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, presioni ndaj komunitetit serb po bëhet edhe përmes skemave financiare dhe kërcënimeve me largim nga puna.

“Këto janë duke ardhur si kërcënime të hapura, për shembull Daçiqi, i cili tha që ne do të marrim masa ndaj serbëve të cilët treguan se kush është duke blerë votat në Kosovë. Pastaj kemi blerjen e votës nëpërmjet skemave të cilat janë duke vazhduar edhe që nga viti i kaluar, por edhe këtë vit, nëpërmjet skemave sociale, skemave të ndryshme financiare dhe subvencioneve për fëmijë dhe të rritur, dhe përveç tjerash edhe me kërcënime me vende pune, të cilat tanimë janë bërë një frikë e madhe për popullin serb, duke i përjashtuar nga puna, madje siç ka qenë e përfshirë edhe Kisha Ortodokse edhe herët e kaluara, por edhe tani”, tha ai.

Kuçi paralajmëroi edhe për rrezikun nga dezinformatat dhe propagandat online gjatë fushatës zgjedhore.

“Ka shumë impakt dezinformata dhe propaganda online, dhe madje duhet të kemi shumë kujdes nga ato çka po ndodhin tani, sepse mjafton që një person shqiptar apo çfarëdo qoftë tjetër ta lëshojë një dezinformatë, qoftë me inteligjencë artificiale apo kamuflimin e tekstit ose të fotografisë apo çfarëdo qoftë ajo, dhe pastaj janë ato komunitetet e botëve dhe komunitete reale të Serbisë të cilët kujdesen që ta amplifikojnë atë dhe të krijojnë përçarje edhe më të mëdha brenda vendit. Nganjëherë i shohim edhe shumë komente dhe çështje të ndryshme nga profile të cilat realisht janë të vështira të identifikueshme dhe, në masë të tillë se çfarë kërcënimi dhe çfarë shantazhesh dhe çfarë gjuhe fyese përdoret, është e vështirë të besohet që ajo ndodh në realitet. Ka persona të cilët i bëjnë, por amplifikimi i tyre është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha ai.

Më 28 maj, partitë politike në Kosovë kanë filluar zyrtarisht fushatën politike për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”