Lufta e Sirisë, keqkuptohet në Kosovë

29.09.2015 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lufta e Sirisë, keqkuptohet në Kosovë

Nxënës të nivelit të mesëm shkollor, kanë debatuar të martën në Vushtrri për ekstremizmin e dhunshëm, në kuadër të një diskutimi të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Debati është mbajtur në hapësirat e shkollës së mesme profesionale “Bahtir Hoxha”.

Diskutimet ishin kryesisht të përqëndruara rreth pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, posaçërisht ato në Lindjen e Mesme, përkrah organizatave të shpallura ndërkombëtarisht si terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusrah.

Auron Shaqiri, nxënës i klasës së njëmbëdhjetë, konsideron se shumë nga të rinjtë të cilët kanë marrë këtë rrugë, janë manipuluar nga grupe të caktuara të cilat mbështesin militantët e Shtetit Islamik.

“Mendoj se të rinjtë nga Kosova shkojnë atje nga mosdija. Nuk dijnë për fenë, nuk kanë lexuar libra për fenë, nuk kanë dëgjuar këshilla as nga familja e as nga dikush që i din mirë këto zhvillime”, tha Shaqiri.

Një nxënëse e kësaj shkolle, emri i së cilës është i njohur për redaksinë, shpjegoi për trysninë që ka pasur një i afërm i saj, i cili u është bashkuar militantëve të IS-it.

“Po një i afërm ka shkuar në ISIS dhe familja e tij është kërcënuar nëse ajo nuk e mbështetë shkuarjen e tij”, tha ajo.

Skënder Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, konsideron se në të gjitha shkollat e Kosovës kryesisht në ato të mesmet, është një nevojë urgjente për organizimin e debateve lidhur me pasojat e ekstremizmit të dhunshëm.

“Ka raste kur nxënësit nuk kanë mundur të bëjnë ndarjen në mes të religjionit dhe asaj që po ndodh në luftën e Sirisë. Ka pasur raste kur nxënësit nuk kanë pasur shumë informacione të drejta se çka është duke ndodhur në luftën e Sirisë dhe Irakut dhe pasojat që mund t’i ketë një i ri”.

“Ka pasur raste kur nuk ata nuk i bëjnë dallimet. Ka keqkuptime sa i përket asaj që ndodhë në Lindjen e Mesme dhe atë që e mendojnë ata që është e drejtë ose jo”, tha Perteshi.

Deri më tash, rreth 150 – 200 pjesmarrës nga Kosova në luftëra të huaja, dyshohet të kenë shkuar në Siri dhe Irak. Nga këta, rreth 20 raportohet të jenë vrarë, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zoti Perteshi tha se vetëm nga komuna e Junikut nuk ka shkuar asnjë person për të marrë pjesë në Siri dhe Irak.

“Është e vërtetë që rrafshi i Kosovës duke përfshirë komunën e Vushtrrisë, Mitrovicës, Hanit të Elezit, Kaçanikut dhe Gjilanit, janë pesë komunat që më së shumti janë influencuar nga ky fenomen”, tha Perteshi.

Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës të nivelit qendror dhe lokal se nuk janë duke ndërmarrë sa duhet për vetëdijesimin e qytetareve lidhur me ekstremizmi dhunshëm dhe pasojat e pjesëmarrjes së qytetareve të Kosova në luftëra të huaja.

“Të jemi i sinqertë shumë pak ose aspak nuk janë duke u marrë me ketë çështje që të punohet në terren, qoftë nga ana e komunave, qoftë nga ana e qeverisë së Kosovës, e qoftë edhe nga ana e agjencive të pavarura. Kërkohet definitivisht një bashkëpunim shumë i madh mes qeverisë, komunave dhe Bashkësisë Islame të Kosovës lidhur me ketë çështje”, tha Perteshi.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka miratuar një ligj, me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, raporton rel.

Autoritetet në Kosovë kanë miratuar edhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”.

Qendra Kosovare të Studimeve të Sigurisë, në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë është duke zhvilluar një fushatë avokimi në çdo komunë, për vetëdijesimin e shoqërisë rreth asaj se çfarë mund të bëjë shoqëria në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online