Lojtarët serbë priten me “Mora Fjalë” në stadium, dhe me brohoritje “UÇK, UÇK”

E publikuar: 07/06/2025 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atmosfera në “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese, me ndeshjen Shqipëri – Serbi që sapo ka nisur.

Lojtarët e Serbisë janë pritur me këngën “Mora fjalë” e thirrjet “UÇK, UÇK”, sa ishin në nxehje para nisjes së ndeshjes.

Ndeshja i takon ciklit eliminator për Botërorin 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Për Shqipërinë është ndeshja e tretë, ndërsa i ka tri pikë të fituara.

Për Serbinë është ndeshja e pare në këto kualifikime./GazetaExpress