Loja popullore që po përdoret për pastrimin e parave

E publikuar: 21/01/2019 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rritja e popullaritetit të lojës Fortnite ka sjell edhe disa efekte “anësore”. Sipas disa raportimeve platforma po përdoret për pastrim parash.

Variety raporton se ka gjetur disa kriminelë kibernetikë të cilët po përdorin disa karta krediti të vjedhura. Ato po shfrytëzohen në një seri transaksionesh për të blerë sende kozmetike dhe përmbajtje.

Pasi krijojnë një llogari falas, ata përdorin kartat në fjalë për të blerë monedhën V-Bucks të Fortnite. Dhe më pas i shisnin llogaritë përmes e-Bay, rrjetit të zi apo shërbimeve të palëve të treta.

Edhe pse përfitimet nuk janë aq të mëdha, procesi në të vërtetë shndërron kartat e vjedhura të kreditit në para legjitime.

Teknika nuk është unike për Fortnite, por popullariteti i lojës e kanë bërë atë në mjetin kryesor për pastrimin e parave. /PCWorld Albanian