Llogaritë e arkëtueshme shtohen në 5 prej 6 komunave të rajonit jugor

E publikuar: 04/05/2019 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sfida e llogarive të arkëtueshme ka përcjellë pjesën dërrmuese të komunave të rajonit jugor të Kosovës edhe gjatë vitit të shkuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mosarkëtimi i duhur i të hyrave nga kategori të ndryshme ka bërë që shuma e përgjithshme e këtyre llogarive të rritet në vitin financiar 2018.

Pesë prej gjashtë komunave të këtij rajoni kanë bilanc negativ sa u përket llogarive të arkëtueshme, ndërkohë që vetëm Komuna e Rahovecit ka treguar bilanc më të mirë në këtë pikë, pasi që shuma e të arkëtueshmeve në vitin 2018 është më e ulët në krahasim me të dhënat e vitit 2017.