Lista Serbe e refuzon propozimin e KFOR-it që të qëndrojë në fuqi masa e reciprocitetit të targave

28.09.2021 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lista Serbe e refuzon propozimin e KFOR-it që të qëndrojë në fuqi masa e reciprocitetit të targave

Subjekti politik përfaqësues i pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe, nëpërmjet një deklarate të lëshuar ka thënë se iu është refuzuar propozimi komandantit të KFOR’it, Franco Federici.Ky i fundit iu propozoi që të zëvendësohet Njësiti Special i Kosovës me trupat e misionit paqeruajtës në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe të qëndrojë vendimi i Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit të targave.

“Në konsultim me qytetarët tanë, ne njëzëri e hodhëm poshtë këtë propozim. Populli ynë dhe ne, përfaqësuesit e tij, nuk jemi gati të pajtohemi me synimin e Prishtinës për të na futur në geto dhe për të hequr të drejtën e lirisë së lëvizjes, e cila është vlera e Evropës moderne. Ajo duhej të zbatohej edhe për serbët në këtë zone”, tha Lista Serbe në një deklaratë.

Partia e serbëve në Kuvend e ka quajtur të njëanshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit të targave, duke kërkuar nga Qeveria Kurti që të zbrapset nga ky vendim.Ndërkaq, përgjatë ditës së djeshme Komandanti i KFOR’it ka njoftuar se ka biseduar me serbët në veri për ndërprerje të protestave.

“KFOR-i ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe duke vendosur njësitë e veta edhe në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999.

KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës. Masat e marra, më herët të diskutuara nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, kanë për qëllim favorizimin e një deeskalimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të siguirtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, është cituar të ketë thënë Frederici.

KFOR-i gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në veri të Kosovës.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Presidentja viziton kampin ku po qëndrojnë afganët

Presidentja viziton kampin ku po qëndrojnë afganët

Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Nga e premtja, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

Nga e premtja, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

Këto janë rregullat për të kërkuar azil në Zvicër

Këto janë rregullat për të kërkuar azil në Zvicër

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit – pati shitblerje të votave

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit – pati shitblerje të votave

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë

Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë