“Lista e …” Milaim Zekës!

09.08.2015 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Lista e …” Milaim Zekës!

Nga Bajrush Morina
Milaim Zeka këto ditë është shndërruar në “yll medial!”. Ai shkruan, poston lajme senzacionale, jep deklarata e intervista, të cilat dorën në zemër, më së paku kam pritur se do t’i lansojë ai, me gojën e tij.

Por Milaimi foli, po flet e do të flasë duke u bazuar në “…informata ndërkombëtare jo nga Ballkani!” (Ndoshta nga Suedia!)

Sidoqoftë, në gjithë këtë hallakamë mediale që po e shkakton Milaim Zeka mund të ketë diçka të vërtetë, apo të vërtetë të pjesshme, të mesme apo apsolute.

Ç’është e vërteta, për mua përmendja e emrave si të dyshuar nga Gjykata Speciale nga Milaim Zeka nuk përbën ndonjë lajm senzacional. Fundja as baba I Milaim Zekës

(I cili në krah të djalit poashtu u bë figurë mediale për shkollimin dhe profesionin e tij) e as baba im nuk do të akuzohen. Për këtë jam i sigurtë 100%.

Ndërkaq të apostrofuarit e Milaim Zekës, nuk po përmenden për herë të parë si të dyshuar të mundshëm për veprimtari të dyshuara kriminale .

Madje sa për t’ia kujtuar opinionit dhe vetë Milaim Zekës, kur në vitet e para të pasluftës, ne një grup gazetarësh, i përmendnim disa prej këtyre emrave si të dyshuar për veprimtari kriminale, vetë Milaim Zeka i ka pasë “quar fjalë” të ndjerit Bardhyl Ajetit. (“Selamin” për Bardhyl Ajetin besoj se e kujton Milaimi!) ndërkaq pjesa më e madhe e “gazetarëve të pavarur” dhe “opinionistëve me syze e me mjekrra” na akuzonin se “…po fusim vëllavrasje mes shqiptarëve!”

Pra, vriteshin, kryesisht aktivistë dhe zyrtarë të lartë të LDK-së, ne I përmendnim disa prej tyre si të dyshuar të mundshëm (SHIK-un, shefin e SHIK-ut e Xhavit Halitin më së shumti) në ndërkohë që prapë, ne gazetarët e gazetës “Bota sot” akuzoheshim se po përpahim “vëllavrasje!”

Tash, 16 vjet pas përfundimit të luftës, emrat që po i përmend Milazim Zeka po dalin të jenë si të dyshuar për krime nga Gjykata Speciale!

Unë e di se Milaim Zekës i dhemb shpirti kur i pëmrend këta të dyshuar, se i ka pas e i ka shumicën prej tyre miq të idealit e të luftës, por pse atëherë këta emra për Milaim Zekën ishin “burra të mirë” e sot janë të dyshuar nga Specialja?

Pse atëherë nuk u hetuan këta të dyshuar, për faktin se së paku do të ishin parandaluar disa vrasje politike të pasluftës në Kosovë?

“Lista….” e Milaim Zekës, mund të jetë e vërtetë. Kjo listë mund të zgjerohet edhe më shumë.

Por të gjithë ata që dyshohet se do të jenë „objekt hetimi“ nga Gjykata Speciale, në një farë mënyre „…i kanë zbritur pelës prej bishti, prandaj….“ prandaj ….për ata sot interesohet edhe Specialja, për ta sot flet edhe Milaim Zeka./voal.ch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

“Tërheqja e lëndëve në Kushtetuese” dhe “Projektligji për Specialen”, Bajqinovci i reagon Çitakut: Menjëherë paska nisë me kushtëzime

“Tërheqja e lëndëve në Kushtetuese” dhe “Projektligji për Specialen”, Bajqinovci i reagon Çitakut: Menjëherë paska nisë me kushtëzime

Kurti takohet me kongresistin Wilson në New York, diskutojnë sigurinë, NATO-n dhe shqiptarët e Luginës

Kurti takohet me kongresistin Wilson në New York, diskutojnë sigurinë, NATO-n dhe shqiptarët e Luginës

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Plotësim-ndryshimi i ligjit për Specialen, Hamza: PDK nuk e tërheq këtë ligj, ta keni të qartë të gjithë

Plotësim-ndryshimi i ligjit për Specialen, Hamza: PDK nuk e tërheq këtë ligj, ta keni të qartë të gjithë

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Kurti emëron Bashkim Krasniqin Zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Kurti emëron Bashkim Krasniqin Zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Tahiri: Ftoj forcat politike të jenë të bashkuara për të kundërshtuar vendimin e turpshëm të Speciales

Tahiri: Ftoj forcat politike të jenë të bashkuara për të kundërshtuar vendimin e turpshëm të Speciales

Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën – njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën – njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

Hamza bashkë me deputetë të PDK-së i bashkohen protestës kundër vendimit në Hagë

Hamza bashkë me deputetë të PDK-së i bashkohen protestës kundër vendimit në Hagë

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike