Limaj: Nisma dhe LDK kanë shënuar rritje në zgjedhjet e 22 tetorit

E publikuar: 23/10/2017 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se kjo parti ka arritur objektivat e saj për zgjedhjet e 22 tetorit. Nisma përfundimisht sipas tij, konfirmohet si parti nacionale duke shtuar se ajo do të ketë përfaqësues në shumicën dërrmuese të Kuvendeve Komunale. Nisma sipas tij, është një nga dy partitë të cilat kanë shënuar rritje duke aluduar në LDK-në, transmeton Indeksonline.

“Unë besoj se ky trend dhe kjo frymë e Nismës do të jetë duke u fuqizuar. Ne kemi rritje dhe aktualisht ne po shkojmë rreth 6% të votës se përgjithshme dhe ky është një interes për Nismën. Ne kemi shënuar fitore të thelle dhe jemi rikonfirmuar si partia e parë në Malishevë. Në Shtimë jemi në balotazh me kandidatin e përbashkët dhe presim përmbysje të rezultatit”, ka thënë Limaj në një konferencë për media.

Rezultati zgjedhor i Nismës, sipas tij, konfirmon stabilitetin dhe trendin e saj pozitiv dhe shpresë për fuqizimin e saj