Lajmet

Ligji i ri për komunikacionin: Kujdes, këto janë gjobat për shpejtësi

13.09.2016 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ligji i ri për komunikacionin: Kujdes, këto janë gjobat për shpejtësi

Ministria e Infrastrukturës ka ba me dije se më 20.09.2016 ka me hy në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Qëllimi i këtij ligji, simbas MI’s, asht rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.

Gjobat për tejkalim të shpejtësisë mbrenda zonave urbane, variojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi tejkalon shpejtësinë e parapame me sheja të komunikacionit me ma shumë se 5 kmh, atëherë gjobitet me 20 euro. Ndërkaq, nëse shpejtësia shkon mbi 50 kmh, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.

Neni 55: Shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane

Shpejtësia më e madhe e lejuar brenda zonës urbane është pesëdhjetë (50) km/h, në qoftë se me shenja të trafikut nuk është e përcaktuar ndryshe.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej treqind (300) deri në nëntëqind (900) euro, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi tridhjetë (30) km/h deri në pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj deri në dymbëdhjetë (12) muaj, si dhe i shqiptohen tri (3) pikë negative.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej gjashtëdhjetë (60) eurosh, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi njëzet (20) km/h deri në tridhjetë (30) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi dhjetë (10) km/h deri në njëzet (20) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëzet (20) eurosh, shoferi i cili brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi prej mbi pesë (5) km/h deri në dhjetë (10) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje