Lekaj, Kurtit: Aman mos shko rrugës së Rrahman Morinës

E publikuar: 03/11/2023 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i është drejtuar me një sërë akuzash kryeministrit Kurti. Lekaj u shpreh se sot nuk po e sheh një Albin si patriot por si një tradhtar.

“Ose je Albin Kurti si patriot, ose je tradhtar si Rrahman Morina”, ka thënë deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në fjalën e tij gjatë seancës në Kuvend.

“Sot nuk po e shoh një Albin që e kam parë si patriot, po më vjen keq që po e shoh në këtë gjendje të mjerueshme”, theksoi Lekaj.

“Aman mos shko rrugës së Rrahman Morinës”, përfundoi Lekaj.