LDK më së shumti ulëse në Asamblenë e Pejës, AAK e dyta

E publikuar: 22/10/2017 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti ulëse për Asamblenë Komunale të Pejës e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas Exit Pollit të Klan Kosovës për Asamblenë Komunale të Pejës, LDK del me 45.3 për qind.

Nga po ky Exit Poll, AAK ka 24.5 për qind, Lëvizja Vetëvendosjes 13.8 për qind.

Partia Demokratike e e Kosovës del e katërta me radhë sa i përkest përqindjes së asamblistëve në këtë komunë me 12.5 për qind.

Nisma 2.3 për qind dhe Të Tjera me 1.3 për qind.