
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kështu ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili para mediave foli mbi letrën e dërguar së fundmi nga Kurti drejt kësaj partie.
“LDK e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me VV dhe Kurtin. Por vendi është në krizë të thellë, krizë e thellë institucionale kryesisht për shkak të dështimit të partisë së parë që të krijojë partneritete politike për krijimin e një shumice. Zgjidhjen nga kjo bllokadë, LDK e konsideron të domosdoshme. Dhe në përputhje me këtë, LDK propozon nisjen e një procesi të ri politik”.