LDK dhe PDK: Jemi prapa në procesin e integrimeve

07.09.2015 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK dhe PDK: Jemi prapa në procesin e integrimeve

Ende nuk dihet nëse Kosova do të marr rekomandimin për liberalizimin e vizave në fund të këtij viti, pavarësisht nënshkrimit të edhe katër marrëveshjeve me Serbinë, në dialogun që po zhvillohet në Bruksel. Nga kjo agjendë e bisedimeve, Bashkimi Evropian (BE) i ka dhënë sinjale Serbisë se në fund të këtij vitit do t’i hap bisedimet për anëtarësimin e saj në BE.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropian Teuta Sahatqija, ka shprehur besimin se nëse Kosova kryen obligimet karshi BE-së, atëherë edhe rezultati nuk do të mungoj. Por ajo nuk ka mundur të thotë nëse Kosova do të marr rekomandimin për liberalizimin e vizave ose jo, në dhjetor të këtij viti.

“Mendoj se Kosova ka dhënë kontribut bukur pozitiv dhe e di që prej BE-së, dhe sidomos prej Gjermanisë, kemi raport të mirë prej tyre dhe pres që puna e mirë e Kosovës do të shpërblehet edhe në procesin e integrimit evropian. Saktësisht nuk mund të them dhe nuk mund të caktoj datë apo muaj, apo orë kur do të bëhet, por e rëndësishme është që ne t’i kryejmë punët që priten prej nesh dhe besoj se rezultati nuk do të mungon”, tha Sahatqija.

Megjithatë, ajo tha se Kosova është mbrapa në procesin e integrimit, por edhe pse është ecur mirë, ende nuk dihet nëse Bashkimi Evropian sa i përket integrimit evropian do të jetë i njëjtë si me Serbinë ashtu edhe me Kosovën.

“Kisha pasur dëshirë që të hapen kapituj edhe për Kosovë por fatkeqësisht ne jemi më mbrapa me këtë proces, por Kosova është duke ecur mirë. Sa i përket kësaj çështje jemi në vazhdim të punëve. A do të jetë njësoj edhe Evropa, në fakt fatkeqësisht nuk jemi në stad të njëjtë të zhvillimit, por pres rezultate pozitive”, theksoi ajo.

Ndërsa, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti tha se po thuhet që Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por sipas tij, nëse do t’i plotësonin kushtet, atëherë BE-ja do ta luste Kosovën që t’iu bashkonte Bashkimit Evropian, siç po bënë me disa vende tjera.

“Si do qoftë kjo çështja e integrimit është një fushë me të cilën merret edhe Qeveria edhe presidentja edhe parlamenti edhe komisioni ynë, për t’i krijuar kushtet dhe për të kërkua llogari, siç po thuhet nganjëherë që i kemi plotësuar kushtet, por unë mendoj që nëse i kishim plotësuar kushtet ata na kishin lutur hajde a po vini, qysh e lusin një shtet tjetër që nuk donë të hyjë në BE dhe është shtet që i plotëson të gjitha standardet e mundshme. Por unë mendoj që duhet t’i kryejmë të gjitha detyrat dhe të mos i lusim por të na japin vendin që e meritojmë”, tha Haliti.

Ndërsa, sa i përket nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit brenda dy muajve siç ka deklaruar kryeministri Mustafa, Sahatqija tha se kjo nuk varet prej institucioneve të Kosovës, por prej vendeve të BE-së.

Rreth liberalizimit të vizave, edhe ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Qollaku ka deklaruar kohëve të fundit se deri në fund të vitit, Kosova do t’i kryej të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave dhe pastaj do të jetë në dorën e vendeve të BE-së nëse do të rekomandojnë liberalizimin e vizave edhe për Kosovën ose jo. /KP/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit